ta pastrojme Kosoven

“Ta Pastrojmë Kosovën”, në Konferencën Botërore për Mjedisin

“Ta Pastrojmë Kosovën” do të marrë pjesë në konferencën e përvitshme që organizon lëvizja mjedisore “Let’s Do It”. Qëllim i kësaj konference është të bëjmë luftimin e shprehisë së hedhjes së mbeturinave dhe ngritjen e vetëdijës për rreziqet e një mjedisi të ndotur. Për të folur për këtë në studio të Orës së Fundit në Klan Kosova ishte koordinatori i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj. Ai ka treguar se kjo konferencë, që është e përvitshme, do të mbahet në qytetin Bursa të Turqisë. “Pjesëmarrja jonë ka të bëjë me informimin e shteteve të tjera për gjendjen e mjedisit tonë”.

Aksion i madh pastrimi për nder të “Ditës së Evropës”

Për herë të parë, disa nga aktorët përgjegjës për mjedisin, do të bashkohen për të realizuar një aksion të madh pastrimi, i cili do të rezultojë me largimin e një deponie të madhe të mbetjeve në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës. Banorët e këtij fshati prej disa vitesh kanë ‘bashkëjetuar’ me një deponi të tillë, ku shpeshherë edhe i kanë djegur mbetjet, duke shkaktuar ndotjen e ajrit. Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” u bën thirrje banorëve të fshatit Bardhosh, që t’i bashkohen këtij aksioni, duke u mobilizuar bashkë me ne për largimin e asaj deponie.