Let's Do it

“Ta Pastrojmë Kosovën”, në Konferencën Botërore për Mjedisin

“Ta Pastrojmë Kosovën” do të marrë pjesë në konferencën e përvitshme që organizon lëvizja mjedisore “Let’s Do It”. Qëllim i kësaj konference është të bëjmë luftimin e shprehisë së hedhjes së mbeturinave dhe ngritjen e vetëdijës për rreziqet e një mjedisi të ndotur. Për të folur për këtë në studio të Orës së Fundit në Klan Kosova ishte koordinatori i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj. Ai ka treguar se kjo konferencë, që është e përvitshme, do të mbahet në qytetin Bursa të Turqisë. “Pjesëmarrja jonë ka të bëjë me informimin e shteteve të tjera për gjendjen e mjedisit tonë”.

Ballkani i bashkuar kundër luftës me mbetjet

Vendet e Ballkanit dikur të ndarë nga lufta, nacionalizmi dhe feja janë bashkuar për t'u përballur me një armik të përbashkët: mbetjet. Nën moton e fushatës “Let’s Do It”, aktivistët shqiptarë dhe kosovarë prillin e kaluar pastruan bashkërisht zonën e tyre kufitare dhe liqenin e ndotur Vërmicë, në një fushatë alla Wombles që ka përfshirë më shumë se 5% të popullsisë së Shqipërisë, dhe 7% të Kosovës. Akoma më mbresëlënës është fakti se katër vite më pare, pothuajse 14% e popullsisë së Sllovenisë u mobilizua për të pastruar deponitë e paligjshme, aksioni më i madh në botë i këtij lloji.