via egnatia

Via Egnantia shpallet zonë prioritare turistike

“Via Egnania” do të konsiderohet si zonë prioritare turistike. Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e shpalli këtë intenerar, si zonë me përparësi turistike. Falë promovimit që i është bërë së fundmi këtij itinerari, si ndër më të rëndësishmit e antikitet ka nxjerrë në pah potencialin e madh që ka në zhvillimin e turizmit rural dhe historik. Rruga” Egnatia” duke filluar në dy portet e mëdha të Ilirisë së hershme, Vlora dhe Durrësi i sotëm, ishte ura lidhëse më e rëndësishme e Lindjes me Perëndimin, rruga që lidhte Romën e vjetër me Kostandinopojën.