ura

Drashovica “Porta e Labërisë”, në listën e 100 fshatrave

Drashovica, fshati i vendosur në hyrje të zonës kodrinore e malore të luginës së lumit të Shushicës, ku që në kohët më të vjetra degëzoheshin rrugët për të hyrë në brendësi të lumit të Vlorës ka bërë që ndër shekuj të konsiderohet si “Porta e Labërisë”. Ky fshat ka një histori të paktën 585 vjeçare dhe mendohet të jetë themeluar në vitin 1431. Drashovica ka kontribut të spikatur për trashëgiminë kulturore, folklorin, identitetin etno-kulturor dhe polifoninë labe. Fshati i Drashovicës, që mban edhe titullin “Nderi i Kombit”, nuk është i njohur vetëm për luftërat, por edhe për kulturën, gjuhën, zakonet, minierat e strallit, manastirin, kishën, ndërtimet e tipit ‘kullë’ dhe të tjera veçori që nuk i gjen shpesh në fshatra të tjerë.

Fier, ura që përmbyt fermat, kalimi i Vjosës është ngushtuar

Kjo është ura mbi lumin Vjosë që banorët e fshtatit Kafaraj e konsiderojnë si shkaktarë kryesore të përmbytjeve të fundit në qarkun e Fierit. Pas protestës për serrat e përmbytura të luleshtrydheve, u vëzhgua vendi pranë Ferrasit ku banorët thonë se është bërë ngushtimi i shtratit të lumit për projektimin e urës së re.

Ura e Zvërnecit, e shkatërruar

Ka kaluar një vit nga shkatërrimi i Urës së Manastirit të Zvërnecit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosë solli dhe dëmtime të mëdha tek kjo urë. Edhe pse është premtuar për investime dhe rregullime, ajo vazhdon të rrënohet akoma më shumë, duke sjellë dhe rrezik për vizitorët. Në shkatërrimin e kësaj ure ka ndikuar ngritja e nivelit të ujit të Lagunës së Nartës si dhe uji i kripur që ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë në vitet ‘90, është investuar vetëm një herë nga Qarku i Vlorës para dy vitesh.