virusi zika

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në përhapjen e virusit Zika dhe sëmundjet e tjera infektive

Prania në rritje e virusit Zika në Brazil ka tërhequr vëmendje në rang ndërkombëtar javën e kaluar, pasi raporte të ndryshme njëri pas tjetrit e lidhin virusin me defektet në lindje të foshnjave të nënave të infektuara. Shkencëtarët kanë filluar të studiojnë rolin e ndryshimit të klimës në përhapjen e virusit në të ardhmen. Mushkonjat që deri tani mendohen të jenë transportuesit e këtij virusi, kanë tendencë të shumohen me ritme më të shpejta në vende me klimë të ngrohtë dhe të lagësht.