ndertesa te gjelbra

4 prej projekteve “të gjelbra” më të mëdha në fushën e ndërtimit në Kazakistan

Kjo është periudha më e mirë për t’u përfshirë në industrinë e ndërtimit në Kazakistan. Të dhënat e publikuara nga Astana treguan se sektori i ndërtimit shënoi rritje prej 7 % në gjysmën e parë të këtij viti. Qendra e shtetit aziatik, Kazakistani, po investon shuma të mëdha në këtë sektor, duke e rritur besimin e investitorëve të huaj dhe vendas në këtë sektor. Një ndër risitë më të mëdha që Kazakistani po sjell në këtë sektor është futja e teknikave të ndërtimit në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e mjedisit, që ndryshe njihen si projektet e gjelbra, duke u shndërruar në këtë mënyrë në liderin botëror të ndërtimit dhe energjisë së ripërtëritshme.

Një çift i çuditshëm: Agjencitë Imobiliare dhe Fermerët Urbanë

Një romancë e papritur e cila “po lulëzon” në mënyrë të habitshme. Në South Bronx, Seattle është krijuar një serë hidrofonike 8000m2 (rritja e bimëve duke përdorur vetëm solucione ushqyese minerale në ujë, pa praninë e tokës) në katin e fundit të një ndërtese banimi, duke krijuar kështu vende pune dhe ushqim për banorët që jetojnë në katet më poshtë, së bashku me komoditetin e të paturit verë të freskët dhe dimër të ngrohtë. Në këtë pjesë të botës, nuk është më risi mënyra e ndërtimit duke i dhënë prioritet të veçantë mjedisit, duke përdorur materiale eco-friendly apo respektuar habitatin.