Australi

Fenomeni i rrallë, dëbora në Australi shpërqendron kangurët

I ftohti i ashpër ka përfshirë Australinë juglindore gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar erëra, stuhi dhe temperatura tepër të ulëta, duke sjellë reshje dëbore. Disa persona kanë humbur jetën për shkak të rënies së pemëve nga moti i keq në Australinë juglindore si dhe ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike. Fenomen natyror gjithashtu ka shkaktuar shpërqendrim te kangurët, kafshët karakteristike dhe tipike kontinentit. Ky fenomen ndodh shumë rrallë në Australi, pasi vendi njihet për temperaturat e larta në çdo stinë të vitit.

Australi, cikloni Debbi lë nën ujë hapësira sa sipërfaqja e Teksas-it

Stuhia e fuqishme që përfshiu Australinë disa ditë më parë ka lënë pas dëme kolosale dhe hapësira të përmbytura të barabarta me shtetin e Teksasit. Cikloni Debbi ka shkaktuar 3 të vdekur dhe ka lënë pa strehë me mijëra njerëz pasi hapësirave të përmbytura do tu duhet një kohë e gjatë për tu tharë. Ekipet e emergjencave dhe ushtria janë duke punuar për të normalizuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike. Kryeministrja e Kuinsland Annastacia Palaszczuk ka thënë Australisë do ti duhen muaj për rindërtim. Dëmet llogariten në qindra miliona dollarë dhe rreziku ende nuk është larguar pasi cikloni mund të kthehet sërish.

Australi, Cikloni Debbie, aktivizohet plani për përgjigje ndaj fatkeqësive

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, ka aktivizuar planin për përgjigje ndaj fatkeqësive, pasi cikloni Debbie goditi bregdetin verilindor të vendit. Helikopterët e forcave mbrojtëse dhe anijet detare, kanë filluar të shpërndajnë ndihma në rajonin e Kuinsllend, i cili ka përsuar edhe dëmet më të mëdha prej goditjes nga cikloni Debbie. Autoritetet kanë konfirmuar se një person ka humbur jetën, ndërkohë që kanë shtuar se ekipet e emergjencës janë duke bërë vlerësimin e dëmeve, të cilat sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare janë të shumta.

Australi, garë me makinat “solare”

Rreth 40 makina që funksionojnë me energji diellore do të përshkojnë 3.000 km nga veriu tropikal i Australisë deri në brigjet jugore të këtij shteti, si pjesë e sfidës botërore diellore, e cila nisi të dielën. Gara nga qyteti verior i Darwinit deri në qytetin jugor të Adelaides pritet të zgjasë një javë për shumicën e makinave. Shpejtësia mesatare e mjeteve që furnizohen vetëm me energjinë e diellit arrin nga 90 deri në 100 km në orë. Koha më e shpejtë në të cilën është përshkuar itinerari u arrit nga ekipi i universitetit japonez, “Tokai”, në vitin 2009, i cili e përfundoi garën në vetëm 29 orë e 49 minuta.

Australi, lakuriqët e natës janë kthyer në makthin e banorëve

Me mijëra lakuriqë nate kanë mësyrë qytetin “Batemans Bay” të New South Wales në Australi, duke u kthyer në një makth të vërtetë për banorët. Tufa të tëra të “dhelprave fluturuese”, siç i quajnë disa, janë vendosur në qytetin jugor këto dy vitet e fundit duke krijuar koloni atje, e me kalimin e kohës numri i tyre është trefishuar. Duke qenë specie të vendit në Australi, lakuriqët e natës mbrohen me ligj, e për këtë arsye edhe nuk mund të asgjësohen, çfarë i detyron autoritetet të kërkojnë rrugë të tjera për të vënë nën kontroll shumimin e tyre të pafre.

Australi, liqeni bëhet i kuq për shkak të temperaturave të larta

Sezoni i verës në Australi i ka dhuruar vizitorëve të Westgate Park (pranë Melbournit) një liqen të kuq. Bëhet fjalë për një liqen me ujëra të kripura, për shkak të një kombinimi mes temperaturave të larta, dritës diellore dhe precipitimeve të ndryshme, duke sjellë ndryshimin e ngjyrës. Një ngjyrë e kuqe, e shkaktuar nga algat që ndodhen në shtratin e tij dhe lëshojnë ngjyrë për shkak të nivelit të lartë të kripës. Administratorët e parkut i kanë ftuar njerëzit të shijojnë panoramën, por të mos kenë asnjë kontakt me ujin. Dhe i kanë siguruar të gjithë, në dimër, liqeni do t’i kthehet ngjyrës së tij natyrale, blu.

Australi, mijëra të evakuuar nga cikloni “Debbie”

Banorët e zonave veriore bregdetare në krahinën Queensland në Australi kanë nisur të përgatiten për superstuhinë që po i drejtohet qyteteve të tyre, ndërsa raportohet se me mijëra janë evakuuar. Cikloni “Debbie” është vërsulur me furi drejt brigjeve australiane dhe pritet që të mbërrijë në Queensland të martën në mëngjes. Banorët në qytezën Airlien Beach nisën të mbushin thasët me rërë dhe të izolojnë dritaret e godinave, ndërsa fqinjët e tyre në qytezat e Townsville dhe Bowen tashmë kanë lënë pas gjithçka që kishin, për t’i shpëtuar furisë së stuhisë.

Australi, ngordhin 700 dhelpra fluturuese

Më shumë se 700 lakuriqë nate, që njihen edhe si specia e dhelprave fluturuese kanë ngordhur për shkak të temperaturave shumë të larta. Ngjarja ka ndodhur në Singleton të Australisë për shkak të dehidratimit të tyre.   Dhelprat fluturuese janë një specie në zhdukje dhe shoqata të shumta jo-fitimprurëse po bëjnë të pamundurën për shtimin e tyre, por fenomeni natyror shkaktoi një masakër të vërtetë. Në Singleton numëroheshin gjithsej 2 mijë lakuriqë nate, ku 700 prej tyre ngordhën dhe një pjesë u largua për shkak të të nxehtit.  

Australi, Tigri i Tasmanizë nuk është zhdukur

Mishngrënësit e gjuajtur deri në zhdukje nga kolonizatorët evropianë mund të kenë mbijetuar në zona të izoluara të botës së egër, nëse vëzhgimet e rojtarit të parkut dhe guidës turistike janë të vërteta. Observime të dukshme të tigrit të Tazmanisë në Australinë Veriore kanë nxitur fillimin e kërkimit për mishngrënësin e zhdukur prej kohësh. Grabitqarët e ngjashëm me ujkun ishin mishngrënësit marsupialë më të mëdhenj që kanë kanë ekzistuar përkrah shoqërisë njerëzore, por mostra e fundit e njohur ngordhi në një kopsht zoologjik në vetë ishullin e Tazmanisë në vitin 1936.

Australi, zbulohet gjurma gjigante e dinozaurit, 1, 75 metra e gjatë

Pranë Broome në gadishullin e Dampier, Australi është zbuluar gjurma më e madhe në botë e një dinozauri. Me një gjatësi prej 1, 75 metra, gjurma ka thyer rekordin e mëparshëm prej 106 centimetrash, të vendosur në qershor të vitit 2016 nga një gjurmë e zbuluar në Mongoli, në shkretëtirën e Gobit, nga studiuesit e Okayama University of Science. Sipas shkencëtarëve që bën zbulimin, një grup paleontologësh nga Universiteti i Queensland, në James Cook University, gjurma e zbuluar në jug të Cable Beach i përket në sauropodi, i gjatë 5,4 metra, që besohet të ketë jetuar 140 mln vjet më parë.

Australi: Ndotja e lumenjve, aktivisti i vendos flakën ujit

Një protestues në Queensland, Australi ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të ndërgjegjësuar qytetarët në lidhje me kërkimin e gazit natyror pranë lumenjve. Procesi, i cili nga kompanitë është cilësuar i sigurt, përfshin shpimin dhe injektimin e një përzierje uji me presion të lartë, për të realizuar nxjerren e gazit nga nëntoka. Por, përzierja nuk përfshin vetëm elementë të parrezikshëm, si uji dhe rëra, por kimikate si metani. Kjo bën që lumenjtë pranë këtyre zonave të kontaminohen, çka rrezikon dhe jetën e komuniteteve pranë tyre. Për ta treguar këtë, protestuesi i vendos flakën nje sipërfaqeje uji në lumë.

Balena e rrallë e bardhë shfaqet në brigjet australiane

Një balenë e bardhë shumë e rrallë u dallua ditën e djeshme në brigjet australiane teksa migronte drejt ujërave të ngrohtë tropikalë. Kjo lloj balene e quajtur Migaloo, është parë për herë të parë po në Australi në vitin 1991. Migaloo në gjuhën origjinale do të thotë “mik i bardhë”. Balena e bardhë u fotografua në portin Byron në lindje të brigjeve australiane, duke bërë udhëtimin e përvitshëm nga Antarktida në ujërat e ngrohtë të Queensland. Oskar Peterson, që drejton Qendrën për Kërkimin e Balenave të Bardha me bazë në Australi, tha se balena ishte e gjinisë mashkull dhe mund të jetë 30 vjeç.

Balena i kërkon ndihmë peshkatarit për t’i hequr plastikën nga goja

Balena është afruar tepër varkës së një peshkatari në Middle Harbour, afër Sydney, Australi. Kafsha vazhdonte të sillej rotull varkës, futej dhe dilte nga uji, në kërkim të ndihmës. Peshkatarët filmuan skenën të surprizuar nga sjellja e kafshës, por më pas ata kuptuan se balenës i kishte mbetur në gojë një copë plastike dhe fill peshkaqeni. Pas disa përpjekjeve peshkatari e çliroi balenën, e cila më pas u largua. Videon amatore mund ta shikoni në linkun: http://video.corriere.it/balena-chiede-aiuto-pescatori-che-tolgono-sacchetto-plastica-bocca/0eb6f764-4198-11e5-b414-c15278464aa4

Barriera e madhe koralore “në fazën e fundit”

Sipas studimeve të fundit, pak nga pak ngjarje të shumta zbardhuese kanë prekur 2/3 të Barrierës së Madhe Koralore të Australisë. Të dhënat kanë alarmuar shkencëtarët, të cilët shprehen se ngjarjat e zbardhimit gjatë 2016-2017 janë të pashembullta për këto barriera koralore, dhe koralet e dëmtuara nuk do të kenë shumë mundësi për rikuperim. Shkencëtarët sëbashku me Qendrën e Ekselencës së Këshillit për Kërkimet në Australi që merren me Studimet e Barrierave Koralore, javën e kaluar përfunduan sondazhet ajrore të strukturës më të madhe të koraleve, duke shënuar zbardhje në 800 shkëmbinj nënujorë koralorë të veçantë në rreth 8,000 km.

Barriera e Madhe Koralore nuk është zhdukur, por është dëmtuar

Javën e kaluar, përdoruesit e mediave sociale anë e mbanë botës u shokuan dhe u habitën kur Barriera e Madhe Koralore u deklarua e “vdekur” në një mënyrë simbolike nga gazeta Outside. Kishte vetëm një problem: hyrja e artikullit nuk ishte e vërtetë, dhe shkencëtarët u përpoqën ta korrigjonin atë në ditët në vijim. E vërteta është që koralet janë duke luftuar për të mbijetuar ndaj ndryshimeve klimatike, dhe kërkohet ndërhyrje e shpejtë nëse duam që ato të shpëtojnë.

Ekspertët e befasuar: ‘Leshi’ po gëlltit një qytet të tërë

Ekspertët kanë mbetur të befasuar, ndërkohë që një bimë e çuditshme ka nisur të pushtojë një qytet të tërë në Australi. Bima e çuditshme ka nisur të etiketohet si ‘paniku leshtor’ nga banorët e qytetit Wangaratta në Australi. Brenda pak kohësh, ajo pushton kopshtet, garazhet, ‘gëlltit’ makinat e madje mbulon shtëpitë. Banorët shpenzojnë çdo ditë orë të tëra për të pastruar bimën. Ekspertët thonë se është një tmerr jo vetëm fizik, por edhe psikologjik. Shkak për përhapjen e shpejtë të kësaj bime është bërë thatësira e fortë. Ekspertët thonë se shpresohet se me ardhjen e shiut, bima të largohet.

Ferma në shkretëtirën Australiane kultivon perime vetëm me ujë deti dhe diell

Kjo fermë e mrekullueshme bën të mundur që vetëm nëpërmjet dritës së diellit dhe ujit të detit të lulëzojnë domate në shkretëtirë. Duke mos patur nevojën e tokës, lëndëve djegëse, ujërave nëntokësorë apo pesticideve, Sundrop Farms kultivon kultura bujqësore në një serë e cila përdor metodën e rritjes duke përdorur nutirentët e ujit, pa tokë. Kjo fermë 20 ha u hap zyrtarisht në 6 Tetor afër Port Augusta, dhe domatet e rritura në këtë fermë janë gati për tu shitur në marketet Australiane.

Përvëlohet Australia, 97 vatra zjarri dhe temperatura 45°

Zonat rurale të Uellsit të ri jugor në Australi janë evakuuar plotësisht për shkak të zjarreve masive dhe të shumta në këtë shtet. Flakët kërcënojnë seriozisht zonat e banuara dhe kanë bllokuar dhjetëra rrugë, duke e bërë evakuimin të detyrueshëm. Autoritetet lokale thanë se janë regjistruar 97 vatra zjarri nga të cilat 37 janë jashtë kontrolli. Për fat më mirë, nuk ka raporte për viktima, për meritë të ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve dhe ekipeve të emergjencës.

Peshkatarët kapin peshkaqenin 622 kg, kritikohen nga aktivistët e të drejtave të kafshëve

Tre peshkatarë, të cilët kapën një peshkaqen tigër 622 kilogram dhe postuan foton në Facebook të kapjes së tyre, janë kritikuar nga aktivistët e fushatës së të drejtave të kafshëve. Burrat të cilët kapën peshkaqenin në brigjet juglindore të Australisë mburreshin se ndoshta kishin vendosur një rekord të ri botëror për peshkaqenin më të rëndë të kapur ndonjëherë. Fotografia e tyre u shpërnda mbi 4 mijë e 200 herë dhe u pëlqye nga mijëra. Por peshkatarët kanë shkaktuar një zemërim në mesin e aktivistëve të kafshëve të cilët shprehen se ata nuk duhet ta kishin vrarë peshkaqenin.

Shkencëtarët nxjerrin krijesa të çuditshme nga oqeani

Një ekip studiuesish kanë gjetur disa krijesat të çuditshme’ që jetojnë mijëra metra poshtë detit, përgjatë bregut lindor të Australisë. Një ekip prej rreth 60 shkencëtarësh nga e gjithë Australia dhe bota e kaluan muajin duke eksploruar thellësinë midis Launceston dhe Brisbane. “Është e mahnitshme të zbulosh krijesa që jetojnë aty dhe që më parë ne nuk dinim asgjë”, tha menaxheri i grumbullimit Diane Bray për Channel 7. Përdorimi i rrjetave ishte në gjendje të kapnin një sërë formash jetësore në thellësi, duke mbledhur krijesat që dëshironin të dinin më shumë.

  • 1
  • 2