mjedis

"Mjedisi i Qytetarëve", portali më i ri dedikuar mjedisit

Mjedisi i Qytetarëve është një portal në shërbim të çdo qytetari apo punonjësi të administratës publike në Bashkinë Vlorë, por edhe me gjerë, për të shpërndarë informacion të shpejtë mjedisor ndërinstitucional si dhe për të garantuar të drejtën për të qënë pjesë e procesit të njoftimit dhe konsultimit publik për projektet me ndikim në mjedis, projekt-dokumentat dhe politikave me interes të lartë publik në mënyrë që të respektohet e drejta për pjesëmarrjen e publikut në politikë-bërje dhe vendimmarrje mjedisore në nivel vendor.

5 qershori, Dita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit është përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si ditë ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe përkujtohet që nga 5 qershori 1972, kur është mbajtur Konferenca e Parë mbi Mjedisin Human në Stokholm. Një tjetër rezolutë e miratuar nga Ansambleja e Përgjithshme në të njëjtën ditë, coi në krijimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Qëllimi i kësaj dite është thellimi i ndërgjegjes publike mbi nevojën për ruajtjen e mjedisit dhe fuqizimin e vëmendjes e veprimeve politike në mbrojtje të tij.

HEC-et, Klosi: Ministria në “sitë” të gjitha lejet

Lejet e dhëna për të gjithë hidrocentralet në vend po kalojnë edhe një herë në sitën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. “Stafet tona tashmë kanë filluar punë për të gjitha lejet mjedisore që janë dhënë për HEC-et. Ne nuk jemi kundër bizneseve, nuk jemi kundër frenimit të iniciativave private në shërbim të industrisë dhe biznesit, por gjetja e një ekuilibri të qëndrueshëm është detyra jonë parësore” – tha ministri Klosi për mediat pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës.

HECet e vegjël, dëmi i madh dhe indiferenca e Qeverisë

HECet e vegjël po prodhojnë pak energji,por dëmi që po i sjellin mjedisit dhe komuniteteve malore është shumë më madh. Një studim i Komisionit Europian mbi HECet në Ballkanin Përëndimor e që pritet të miratohet nga qeveritë e këtyre vendeve në këtë verë konkludonte që HECet e vegjël përbëjnë 90% ë numurit të HECeve dhe prodhojnë vetëm 3% të energjisë eletrike të gjeneruar.

Java e tokës në Elbasan, Prefekti: Ndotja më e madhe në shtretërit e lumenjve

Në kuadër të javës për mbrojtjen e tokës në Elbasan është zhvilluar një takim mes Prefektit të këtij qarku dhe me 7 kryetar të bashkive të qarkut Elbasan. Në këtë takim nuk kanë munguar replikat mes kryetarëve të bashkive dhe institucioneve me ndikim në ndotje dhe në mbrojtje të mjedisit.

Kompanitë të shlyejnë dëmin mjedisor nga aktiviteti i tyre

“Biznesi të shlyejë detyrimin ligjor për zhdëmtim të dëmit mjedisor. Nga kjo mosshlyerje dëmi, 4 milion pemë mungojnë në fondin pyjor. Kjo histori do të marrë fund. Biznesi do të shlyejë këtë detyrim ligjor”.

Konferencë për shtyp “Mbi zbatimin e premtimeve nga kryetarët e bashkive për zhvillimin e politikave mjedisore në 11 bashki”

Rrjeti i organizatave mjedisore ECIM ka monitoruar zbatimin e premtimeve nga kryetarët e bashkive për zhvillimin e politikave mjedisore në 11 bashkitë: Tiranë, Durrës, Elbasan, Gramsh, Vlorë, Sarandë, Fier, Librazhd, Prrenjas, Lezhë dhe Krujë. Organizatat e 4 rrjeteve mjedisore, që operojnë në kuadër të programit SENiOR –II, të shpërndara në të gjithë vendin, kanë ndjekur dhe dokumentuar programet dhe premtimet e kryebashkiakëve në politikat mjedisore të zhvillimit të bashkive në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale.

Krijimi i klubit "Miqtë e Parkut Natyror të Shkrelit”

Me datë 27 Prill 2018, në fshatin Rec, shoqata “Aleanca e Alpeve Shqiptare”, në kuadër të projektit “Parqet Natyrore Bashkiake Kërkojnë Menaxhim të Qëndrueshëm”, si pjesë e programit PACT, që zbatohet nga ANTTARC dhe financohet nga Bashkimi Evropian, ka organizuar aktivitetin e “gjurmës” së shoqatës dhe projektit në zonën e Parkut të Shkrelit,

Luftoni për të gjithë mjedisin, dhe jo vetëm për një pjesë të tij

Mjedisi është shtëpia jonë, të cilin duhet t’a mbajmë të pastër, ta ruajmë, dhe ta mbrojmë nga çdo kërcënim, qoftë edhe nga vetja jonë. Këtë kulturë, ne duhet ta përcjellim tek pasardhësit tanë, sepse në të ardhmen, mjedisi do të jetë në duart e tyre, dhe ata duhet të mësojnë si ta trajtojnë atë. Në shumë vende të botës, mbrojtja e mjedisit mbetet një pikë thelbësore, pasi ai ndikon drejtpërdrejt në jetën e çdo njeriu. Por si i kanë marrëdhëniet njerëzit me mjedisin në Shqipëri?

Mjedisi dhe stili i jetesës mund të luajnë një rol kryesor në shfaqjen e kancerit

Burimet kryesore të kancerit mund të jenë nga mjedisi dhe faktorët e jetesës. Të paktën kjo është ajo çka argumentojnë autorët e studimit të ri në revistën "Nature". Faktorë të tillë si ekspozimi ndaj toksinave dhe radioaktiviteti janë kryesorë në shkaktimin e kancerit, sipas këtij studimi. “Faktorët mjedisorë luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit dhe janë zhvilluar sipas stilit të jetesës dhe /ose vaksinimit” shkruajnë studiuesit. Duke parë zhvillimin e këtyre llojeve të ndryshme të kancerit, përfshirë këtu dhe kancerin e mushkërive, studiuesit arritën në përfundimin se

Ndotja shton sëmundjet, çdo muaj 13 raste të reja me tumor

 

Sëmundshmëria për shkak të ndotjes së ambientit jo vetëm në zonën e Spitallë-Porto Romanos, po në të gjithë qytetin bregdetar të Durrësit është në rritje. Mjeku onkolog, pranë Polikinikës së Specialiteteve në Durrës, shprehet se çdo muaj diagnostikohen raste të reja me kancer.

Përdorimi i teknologjisë në mbrojtje të mjedisit dhe forcimit ligjor

Forcimi i ligjit është një ndër tematikat kryesore në dialektikën publike. Shpesh, mungesa e zbatimit të ligjit vjen e shoqëruar me mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe burimeve financiare. Sot, avancimi teknologjik në aplikimin e pajisjeve të komanduara sic jan UAV ose si njihen ndryshe dron-et, kanë bërë një evolucion në shumë fusha, si komunikim, turizëm, media, bujqësi dhe me potencial të madh në mjedis.

Projekti “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve”, rivlereson planin strategjik 2017-2020 dhe përgatit planit aksion per 2018

Ne datat 19 -20 janar 2018, shoqata “Ruajtja e pyjeve dhe Mjedisi i Gjelber”, pjese e rrjetit “Aleanca e Alpeve Shqiptare”, organizoi workshopin e rrjetit per Rivleresimin e planit strategjik 2017-2020, dhe Përgatitjen e planit aksion 2018; kjo ne kuader te projektit “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve”. Ky projekt zbatohet ne kuader te programit SENiOR-II, zbatuar nga REC dhe financuar nga Ambasada Suedeze.

Prrenjas, bashkëpunim dhe investime për mjedisin

Bashkia e Përrenjasit këtë vit ka një program shumë të rëndësishëm për mjedisin. Kryebashkiakja Miranda Rira po intensifikon përpjekjet dhe po orienton objektivin e punës së saj drejt mjedisit, për një zhvillim të qëndrueshmë dhe bashkëpunim me komunitetin. Rira thotë se projektet kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, ku më konkretisht përmendim një investim për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, të cilat derdhen në rezervuar.

Publikohet sondazhi i parë kombëtar për mjedisin

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim-CRCD organizuan Konferencën “Perceptimi i Publikut mbi Mjedisin në Shqipëri”.Në këtë konferencë u prezantua perceptimi i publikut për mjedisin, bazuar në gjetjet e sondazhit të parë në nivel kombëtar, i realizuar nga Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim – CRCD.

Sfidat e nismave qytetare ndaj kauzave mjedisore

Kauzat mjedisore në Shqipëri kanë një historik të shkurtër krahasuar me vendet e tjera të Evropës për arsye të lidhura ngushtë me faktorët politikë e socio-ekonomikë. Megjithatë është për t’u vlerësuar progresi i bërë në ngritjen e këtyre kauzave sidomos nga organizatat e shoqërisë civile. Mjedisi shpesh nuk përfshihet në politikat financiare dhe konsiderohet si diçka pa një çmim fiks në treg, pikërisht për arsyen se pronësia mbi të është një koncept mjaft i gjerë. Shërbimet e ekosistemit dhe burimet natyrore, të cilat janë pjesë esenciale e mjedisit janë baza e zhvillimit ekomomik.

Turizmi i Vëzhgimit ose “Bird watching” ka filluar edhe në Shqipëri

“Bird watching” i përkthyer ndryshe “Vrojtimi i Shpendëve”, po kthehet në një alternativë turistike për vëzhguesit amatorë, ku më të preferuarit për t’u vëzhguar janë shpendët ujorë. Këtë fakt e konfirmon edhe zv. Ministria e Mjedisit, Ornela Çuçi. Objekt i vëzhgimit të turistëve janë zonat e mbrojtura, aty ku kafshët dhe shpendët janë shumuar.

Varfëria energjitike ne Berat

Pas një pune nëntë mujore, në kuadër të projektit “Së bashku-Një sy për mjedisin”, pjesë e programit SENiOR-II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Qeveria Suedeze, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”Berat, solli gjetjet e saj të përcjella nga publiku. Në përfundim të Konferencës së saj, kjo organizatë solli disa përfundime të rëndësishme si dhe rekomandime, të cilat i adresoheshin më shumë pushtetit lokal.

  • 1
  • 2