parkim bicikletash

99 për qind e holandezëve përdorin biçikletat si mjet transporti

99 për qind e holandezëve përdorin biçikletat si mjet transporti. Kjo karakteristikë e veçon vendin nga shtetet e tjera në mbarë botën. Brenda vitit besohet që holandezët shpenzojnë më shumë se 1 miliardë euro për blerjen dhe riparimin e nevojshëm të pajisjeve të biçikletave. Vetëm në vitin e fundit është konstatuar që janë shitur më shumë se 1.3 milion biçikleta në mbarë vendin me një çmim mesatar prej 713 euro.

Lezhë: Infrastrukturë mbështetëse për favorizimin e lëvizjes me biçikleta

Biçikleta nuk është një mjet lëvizës që përdoret gjerësisht në qytetin e Lezhës, por nuk mungojnë qytetarët që kanë zgjedhur këtë mënyrë për të lëvizur në qytet. Për shkak se është një qytet i vogël edhe përdorimi i biçikletës konsiderohet si më praktik. Biçikletat i sheh të lidhura nëpër totuare apo pemë, kryesisht në qendër të Lezhës. Kjo situatë ka tërhequr edhe vëmendjen e drejtorisë së shërbimeve në bashkinë Lezhë.

Një vend-parkim për biçikletën tënde, përpara kafenesë

Parkimi i biçikletave është problematikë e zakonshme e sidomos në kryeqytet. Në shtyllat e ndriçimit dhe pemët buzë trotuareve, është normale të gjesh biçikleta të parkuara. Shpesh ato i shohim të rastësisht në trotuar, duke zënë hapësirën e këmbësorëve dhe duke bllokuar hyrjet në dyqane dhe restorante, kafene, shtëpi apo edhe në zyrë. Për shumë këmbësorë ky është një burim i vazhdueshëm acarimi. Edhe pse është vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve të cilët përdorin biçikleta, për ta është problematikë vend-parkimi i mjetit të tyre.

Shtohen pedaluesit në Tiranë, bizneset kërkesa për vendparkime biçikletash

Nismat e Bashkisë së Tiranës, për të shtuar numrin e korsive të biçikletave, duke se kanë rritur edhe numrin e përdoruesëve të saj. Sipas Bashkisë, tashmë është rritur edhe numri i kërkesave të bizneseve, për shtimin e vendparkimeve të biçikletave përpara ambienteve të tyre, ku deri tani janë dhënë 20 leje të tilla. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët që këtë pranverë të përdorin sa të munden biçikletat. “Aplikacioni #‎TiranaIme ka korsitë e biçikletave, do t'i shtojmë për të inkurajuar pedalimin.

Transport mallrash me biçikletë

Ja pse biçikleta mund të përdoret jo vetëm për lëvizjen e njerëzve. Koshi plastik i biçikletës që bleva në internet u faturua si "pako e madhe", prandaj u habita kur ajo arriti. Koshi ishte një kuti e zezë me hapësirë të bollshme, në të cilën mund të vendosej lehtësisht një qen mjaft i madh, si edhe një çantë pazari. Reagimi fillestar për madhësinë e tij ishte komik. Por këto shqetësime u harruan shpejt, duke parë se sa e nevojshme rezultoi të ishte. Çanta ime mjaft e madhe e punës, të cilën më duhej ta ngjeshja në koshin paraardhës - i cili ishte tejet i vogël dhe tani i dalë nga përdorimi – u zhduk në kthinat e errëta, duke lënë hapësirë për blerje të tjera, palltot, çantat e shkollës, çfarëdo që nevojitet. Jeta ime ishte transformuar!