kroaci

Banorët e ishullit kroat luftojnë për të mbrojtur plazhin e artë

Banorët e ishullit Brac në Kroaci i thanë BIRN se ata do të vijojnë të protestojnë deri sa Kroacia të ndryshojë ligjin detar për të vënë bashkitë vendore dhe jo qarqet në rolin e përgjegjësit për plazhet nëpër ishuj. “Shteti shpall fillimisht një zonë të mbrojtur, pastaj qarku jep një kontratë koncesionare. Ata po vjedhin tokat dhe burimet tona përmes ligjit,” deklaroi Josip Bacic, anëtar i Iniciativës Bol Youth. Ai foli pasi ministria e Kroacisë për detin, transportin dhe infrastrukturën anuloi një koncesion të dhënë nga qarku i zonës për një plazh, te një kompani private pas protestave publike. Brac është një nga ishujt më të mëdhenj në Adriatik, i vendosur në Dalmacinë qendrore, një orë larg Splitit me traget.

Bosnja dhe Kroacia e kthejnë hekurudhën e vjetër në shteg biçikletash

Një projekt ndërkufitar mes Kroacisë dhe Bosnjes po i jep një jetë të re ish-hekurudhës së perandorisë austro-hungareze, duke iu përgjigjur kështu bumit të kërkesave për eksplorim të Ballkanit me biçikletë. Një projekt i përbashkët mes Kroacisë dhe Bosnjes synon të rigjallërojë hekurudhat e vjetra të ndërtuara nga perandoria Austro-Hungareze duke krijuar një rrjet shtigjesh biçikletash, që gjithashtu do të zhbllokojnë potencialin turistik në rajon. “Synimi i projektit është të rregullohet shtegu që dikur përdorej nga trenat,” tha për BIRN Ana Soldo, drejtoreshë e kompanisë publike Vjetrenica, organizata e zbatimit të projektit.

Katër vende ballkanike, me plan të ri për shkarkimet e dioksidit të karbonit

Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë në grupin e vendeve të Bashkimit Evropian që kanë nevojë të reduktojnë shkarkimet e karbonit në sektorin e transportit, mbetjeve, ndërtimit dhe bujqësisë, të paktën deri në vitin 2030. Analiza është realizuar nga Agjencia e Lajmeve për Ndryshimet Klimatike. Artikulli i saj thekson se ka vende që do të jenë të detyruara që të shkurtojnë më tej këto shkarkime, për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në qershor të këtij viti. Greqia, deri në vitin 2030, duhet të reduktojë shkarkimet e gazit për shkak të efektit serë me 14%.

Kroaci, hapa prapa në ndërtimin e hidrocentralit me qymyr

Të shtunën Ministri kroat i mjedisit tha se Kroacia do të shkojë përpara me planet për të ndërtuar një termocentral të ri me qymyr termik. "Ne kemi nevojë për një strategji të re të energjisë në përputhje me planet e Bashkimit Evropian mbi rritjen e energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e dioksidit të karbonit.

Kroacia ra dakord në fillim të vitit të kaluar për të filluar bisedimet me partnerët japonezë për ndërtimin e një blloku të ri 500-megavat për një termocentral në veri të Adriatikut. Ky projekt u vlerësua me 800 milionë euro.

Liqenet Plitvice në Kroaci, një mrekulli natyrore

Në 10 parqet më të bukur në Europë dhe që duhen vizituar,janë dhe Liqenet e Plitvice në Kroaci, që gjenden në Parkun Kombëtar të këtij vendi. Është një mrekulli natyrore që e befason vizitorin. E gjithë bukuria e Parkut Kombëtar në Kroaci, qëndron pikërisht te 16 liqenet e tij, që lidhen me njëri tjetrin nga ujëvara të mrekulueshme për syrin e njeriut. I gjithë ky territor ka një botë mjaft të pasur si bimore ashtu edhe shtazore, duke përmendur këtu: arinjtë, ujqërit dhe lloje shumë të rralla zogjsh. Pika më e lartë shkon deri në 1,280m dhe ajo më e ulta arrin deri në 380m.

Mjedisorët në Kroaci protestojnë mbi biçikleta kundër ndryshimit klimatik

Rreth 1,000 çiklistë u mblodhën në Zagreb të dielën për të marrë pjesë në një tubim mjedisor që synonte të rriste ndërgjegjësimin e formave të qëndrueshme të lëvizjes dhe ku pati thirrje për ndërhyrje në ndryshimin klimatik. Organizuar nga Greenpeace Croatia, Unioni i Çiklistëve dhe Green Action, tubimi ishte pjesë e një vale eventesh që po ndodhin kudo në botë në javët e fundit nën sloganin “Të Çlirohemi” të protestave kundër karburantit fosil.

Turizmi i pakontrolluar kërcënon zonat në UNESCO të Ballkanit

Zona të trashëgimisë UNESCO në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni po pësojnë dëmtime të paprecedentë për shkak të turizmit masiv të pakontrolluar, i cili po vë në pikëpyetje statusin e tyre si trashëgimi. Përveç ndotjes së mjedisit rrethues, numri i pakontrolluar i turistëve duket se është me pasoja të rënda për disa nga zonat, të cilat si rezultat mund ta humbin statusin e tyre. Zonat më në rrezik në Ballkanin Perëndimor përfshijnë qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut, “Perlën e famshme të Adriatikut” sipas Bajronit dhe Parkun Kombëtar të liqeneve Plitvice në brendësi të Kroacisë, si dhe qytetin e lashtë bregdetar të Kotorrit në Mal të Zi, pa harruar qytetin më historik të Maqedonisë, Ohrin.