qymyr

Kina po ndalon impiantet e qymyrit në proces ndërtimi

Liderët kinezë kanë ndaluar punimet për ndërtimin e 30 impianteve më të mëdha të energjisë së qymyrit në botë, me një kapacitet të kombinuar rreth 17 GW. Ky veprim i padëgjuar tregon se sa seriozë janë autoritetet kineze për të vënë nën kontrolll qymyrit në vend. Dhe këto 30 impiante nuk janë të vetmit që kanë ndaluar punën. Politika që po ndiqet gjithashtu hodhi poshtë planet për transmetimin e energjisë së qymyrit nga Perëndimi i Kinës në bregdet nëpërmjet një rrjeti linjash të transmetimit në distanca të largëta.

Kroaci, hapa prapa në ndërtimin e hidrocentralit me qymyr

Të shtunën Ministri kroat i mjedisit tha se Kroacia do të shkojë përpara me planet për të ndërtuar një termocentral të ri me qymyr termik. "Ne kemi nevojë për një strategji të re të energjisë në përputhje me planet e Bashkimit Evropian mbi rritjen e energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e dioksidit të karbonit.

Kroacia ra dakord në fillim të vitit të kaluar për të filluar bisedimet me partnerët japonezë për ndërtimin e një blloku të ri 500-megavat për një termocentral në veri të Adriatikut. Ky projekt u vlerësua me 800 milionë euro.

Qymyrguri mbetet edhe më tej i pazëvendësueshëm

Edhe pas mbylljes së minierës së fundit të qymyrit në 2018, Gjermanisë do t'i duhet për një kohë të gjatë qymyr për prodhimin e energjisë, nevojë që nuk e plotësojnë energjitë e ripërtëritshme. Megjithëse në vitin 2018 do të ketë pushuar së nxjerri qymyrguri edhe miniera e fundit në Gjermani, ky burim fosil energjetik do t'i duhet ekonomisë gjermane edhe dekadat e ardhshme. Në vitin 2022 do të shkëputen nga rrjeti edhe centralet e fundit bërthamore, në një kohë që energjitë e ripërtëritshme kontribuojnë deri tani me vetëm 31 përqind të prodhimit të energjisë.