gjykata supreme

Britani: Gjykata e Lartë urdhëron Qeverinë të shpjegojë vonesën e publikimit të planit për ajër të pastër

Qeveria britanike është urdhëruar nga Gjykata e Lartë të shpjegojë kërkesën e saj të fundit për të vonuar publikimin e planit të ajrit të pastër. Politikanët dhe grupet mjedisore janë ankuar që ministrat janë “duke u fshehur pas zgjedhjeve”, pas deklaratës së tyre se nuk mund të publikonin propozimet, për shkak të periudhës parazgjedhore. Gjykata e Lartë tha të martën se ishte caktuar një seancë e re ditën e së enjtes, ku ministrat do t’ju duhet të mbrojnë kërkesën e tyre. James Thornton, drejtori ekzekutiv i avokatëve mjedisorë ClientEarth, të cilët fillimisht ngritën çështjen kundër qeverisë, thanë se do të prezantonin përgjigjen e tyre në seancën dëgjimore të enjten.

Holandë: Gjykata Ndërkombëtare i jep të drejtë Slovenisë për të patur akses në ujërat ndërkombëtare

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit i dha ditën e djeshme, më 29 qershor Slovenisë të drejtën për të patur akses në ujërat ndërkombëtare pavarësisht pretendimeve të Kroacisë, duke ndërhyrë në një mosmarrëveshje të gjatë detare mes dy shteteve fqinjë. “Pritet të përcaktohet një pikë strategjike bashkuese duke krijuar një zonë mes hapësirës detare slovene dhe ujërave ndërkombëtare”, deklaroi kryetari i Gjykatës, gjyqtari Gilbert Guillaume, duke i garantuar Kroacisë kontrollin e një pjese të Gjirit të Piranit, zanafilla e konfliktit.

Reduktimi i shkarkimeve të karbonit, plani “Obama” bllokohet nga Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Amerikës i ka dhënë një goditje Presidentit Barack Obama gjatë së martës, duke lënë pezull disa rregulla federale për kufizimin e shkarkimeve të dioksidit të karbonit, kryesisht nga termocentralet me qymyrguri, që përbën edhe elementin kryesor të strategjisë së administratës së tij për të luftuar ndryshimet klimatike. Gjykata votoi 5 pro dhe 4 kundër, mbi linjën ideologjike të kërkesës së 27 shteteve dhe kompanive të ndryshme, por edhe grupeve të biznesit, për të bllokuar “Planin për energji të pastër” të administratës “Obama”, një plan që detyron një ndryshim edhe ndaj energjisë së rinovueshme duke mos përdorur lëndë djegëse fosile.