Uganda

Uganda, ndërtohet autobusi i parë që punon me energji diellore

Afrika mund të bëhet motori i gjelbër në industrinë automobilistike. Një ëndërr kjo gjithmonë e më afër realitetit. Në Uganda është realizuar prototipi i parë i autobusit elektrik që punon me energji diellore. Prezantimi është bërë nga kompania Kiira Motors. Automjet ka dy bateri që karikohen nga panelet diellore që ndodhet në çatinë e autobusit. Ndërkohë në portalin ku është publikuar ky lajm, komentuesit paralelizojnë progresin e Ugandës dhe gjendjen ekonomike të saj duke e krahasuar ironikisht me vendin tonë.