Unaza e Vogel

Javën e ardhshme nis ndërtimi i Unazës së Vogël në Tiranë

Javën e ardhshme, përreth qendrës së kryeqytetit, nis ndërtimi i Unazës së Vogël. Ky investim që i paraprin kthimit të qendrës në zonë pedonale, përfundon pas 6 muajsh. Ndërsa në pranverë fillojnë zbatimet e një serë projektesh të tjera, ku përfshihet edhe rikonceptimi i Sheshit Skëndërbej. Këto deklarata kreu i bashkisë Erion Veliaj i ka bërë në ditën kur Tirana feston 96 vjetorin e saj si kryeqytet. Projektet që do të nisin muajin e ardhshëm dhe pritet që të sjellin një sërë ndryshimesh rrënjësore në kryeqytet janë:

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël, akset që do bllokohen

Bashkia e Tiranës ka nisur mëngjesin e sotshëm, punimet për ndërtimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e Unazës së Vogël. Punimet do të zhvillohen në tri faza, ndërkohë që faza e parë e projektit, për të cilën punimet nisin sot, përfshin segmentin nga Banka e Shqipërisë, vijon prapa Muzeut Kombëtar, deri te Ushtari i Panjohur. Realizimi i objektit parashikon shembje dhe shpronësime, ndërtimin e segmentit të katërt të unazës së vogël të kryeqytetit, ndërtime të kanalizimeve si dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.

Unaza e Vogël, Bashkia: Shmangni sheshin “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin në Sheshin Skënderbej, për shkak të punimeve që po bëhet për ndërtimin e Unazës së Vogël. “Për shkak të punimeve intensive që po kryhen këto ditë për ndërtimin e projektit të Unazës së Vogël, Bashkia e Tiranës fton qytetarët e saj që, gjatë kësaj jave, të shmangin sa më shumë që të munden qarkullimin në ‘Sheshin Skënderbej”, njofton Bashkia e Tiranës.