ishp

20% e kazanëve të plehrave nuk dezinfektohen, burim sëmundjesh

Në rreth 20% të rasteve, kontenierët e mbetjeve nuk dezinfektohen, duke u kthyer në burim sëmundjesh për banorët përreth”. Ky është një prej përfundimeve në të cilin ka arritur studimi i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me situatën higjienosanitare të sistemit të grumbullimit të mbetjeve të ngurta urbane në vend. ISHP, përmes një formulari kërkoi informacione nga inspektimet shëndetësore në lidhje me numrin dhe gjendjen fizike të kontenierëve publikë të vendosur, pastrimin, dezinfektimin e tyre, frekuencën e mbledhjes së mbetjeve, etj.

Mbetjet spitalore, ISHSH: Ja problemet që gjetëm në spitale

Në spitale nuk ka pasur një rregullore të brendshme për trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve spitalore. Kjo është situata që kanë hasur inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor gjatë vitit të kaluar në 701 inspektimet e kryera në të gjitha spitalet e vendit sa i përket respektimit të rregullave për menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Mbetjet spitalore

Problematikat e hasura nga inspektorët e ISHSH-së nëpër spitale përgjatë vitit të kaluar kanë qenë:

Rreziku nga infeksionet pas përmbytjeve, ISHP nis dezinfektimin në Tiranë, Durrës dhe Lushnje

Në zonat ku ka patur përmbytje do të nisë dezinfektimi nga autoritetet shëndetësore. Shefi i Departamentit të Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, thotë së nga përmbytjet ka patur probleme edhe rrjeti Ujësjellës, por situata është vënë në kontroll. Autoritetet shëndetësore do të nisin dezinfektimin në zonat ku ka patur përmbytje, në Tiranë, në Durrës, Shijak dhe në Çermë të Lushnjes. Kjo nisëm vjen pas konstatimit nga ekspertët e ISHP se në këto zona ka burime potenciale infeksioni për shkak të dëmtimit të rrjetit Ujësjellësit dhe ngordhja e bagëtive.

Shëndeti Publik: Plazhi në Durrës është i pastër. Dashakeqëse, raportet e publikuara për ndotje!

Nga KLODJANA HAXHIAJ*

Institucionet shtetërore operatorët turistikë të bashkuar dhe pushuesit kanë reaguar njëzëri ndaj publikimeve të fundit në media, se uji i detit në plazhet e Durrësit është i ndotur. “Në 40 pika të ndryshme bëhen analizat e ujit të detit, në katër prej tyre ka ndotje siç janë hidrovori i Porto Romanos, grykëderdhja e Ishmit, shëtitorja ‘Taulantia’, por në këto pika nuk bëhet plazh, sepse nuk janë vende të frekuentuara nga pushuesit, deklaroi drejtori i Shëndetit publik parësor, Kristaq Huta.

Uji i Bovillës, dyshime se është i infektuar nga bakteri Salmonela

UKT ka ndërprerë furnizimin me ujë në kryeqytet jo vetëm në shtëpitë e qytetarëve, por edhe në spitale, për shkak të ndotjes, si pasojë e turbullimit të liqenit të Bovillës, në nivele të larta që nuk ka ndodhur në 15 vjet sipas statistikave të Ujësjellësit. Në median e shkruar raportohet se uji ka në përmbajtjen e tij bakterin Salmonela, një sëmundje akute infektive që në një prej rasteve të saj shkaktohet nga konsumimi i ujit të ndotur, ndërkohë në spital janë paraqitur disa persona me simptoma shëndetësore tipike të këtij bakteri, si të përziera,diarre, dhimbje koke, dhimbje stomaku, gjymtyrësh dhe muskujsh dhe temperaturë.