BIT Milano 2016

Turizëm: Shqipëria përfaqësohet në panairin ndërkombëtar BIT Milano 2016

Shqipëria përfaqësohet në panairin ndërkombëtar BIT Milano 2016 nga Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe 8 operatorë turistike. Interesi i vizitorëve për pavionin shqiptar është jashtëzakonisht i madh, gjë e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm të partnerëve të huaj por edhe të mediave të rëndësishme ndërkombëtare. Në konferencën e tij për televizionin ndërkombëtar SKY Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së, Z. Ardit Çollaku, shpjegoi disa nga arsyet pse duhet vizituar Shqipëria duke theksuar potencialin e madh që ka ky sektor jo vetëm për pjesën bregdetare dhe natyrën e mrekullueshme.