mitrovice

Edhe në Mitrovicë nis riciklimi i mbeturinave

Në kuadër të projektit “Forcimi i përfshirjes sociale dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të margjinalizuara në Mitrovicë”, i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe Danish Refugee Council, dhe implementohet prej organizats joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, ka nisur shpërndarja e shportave të cilat do të shërbejnë për ndarjen e mbeturinave për riciklim. Iniciativës për riciklim të një lagjeje në Komunën e Mitrovicës do t’i bashkëngjiten 60 familje. Kështu do t’u ndihmohet grupeve të margjinalizuara për të rritur të ardhurat e tyre vetjake përmes shitjes së hedhurinave të riciklueshme.

Mitrovica realizon deri në 90% ndarjen e mbetjeve të riciklueshme

Qyteti i Mitrovicës po vazhdon të dëshmojë gatishmërinë e qytetarëve të saj për të marrë pjesë në nismën e ndarjes së mbetjeve të riciklueshme. Fushata “Mitrovica Riciklon”, e cila po realizohet nga Green Art Center-Prishtina në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe GIZ-in gjerman, çdo ditë e më shumë po sjellë rezultate pozitive sa i përket vetëdijesimit të qytetarëve në rëndësinë e riciklimit të mbetjeve. Gjatë një monitorimi që i është bërë qytetit të Mitrovicës në përgjithësi nga koordinatorët e GAC-it në terren, përgjatë gjithë javës së kaluar e deri më sot, është arritur në përfundim se deri më tani Mitrovica është qyteti që po sjell rezultatet më të mira në këtë drejtim.

Protesta për ajër të pastër në Mitrovicë jep efekt, ndërhyn kryetari

Protesta e kësaj të marte (25 korrik) nga mitrovicasit e Lagjes së Boshnjakëve dhe asaj 2 Korriku për ajër të pastër duke theksuar faktin se po ndihen të rrezikuar nga gazet që çlirohen nga fabrika e riciklimit të vajrave në afërsi, ka dhënë rezultat. Ka qenë vetë i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili për gazetametro.net ka konfirmuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë ndalur punën e fabrikave.