Fondacioni “Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit

Ndërtimi i rrjetit dhe metodat e matjeve për sipërfaqet provë të përhershme ndikon në përmirësimin e qeverisjes Pyjeve në Shqipëri

Fondacioni “Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit”, në kuadër të projektit “Pyjet për Zhvillimin Ekonomik Lokal” po bën rrjetëzimin e disa sipërfaqeve provë të përhershme në rajonet ku po zbatohet ky projekt (Berat, Dibër, Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Gjirokastër). Përveç sipërfaqeve egzistuese të ngritura gjatë projektit të kaluar, do të ngrihen edhe sipërfaqe të reja. Për këtë është angazhuar një grup specialistësh të cilët kanë përgatitur një metodologji standarte për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave të pyjeve në nivel grumbulli pyjor.