Karaburun

Prezantohet shtegu turistik në “shpinë” të Llogarasë

Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë ka prezantuar shtegun turistik -PK Llogora-Qafa e Thellë-Burimi i Dedehilës. Ky shteg ka si qëllim hartëzimin dhe markimin e tij. Shtegu nga Llogoraja deri në vendin me emertim popullor Qafa e Thellë, afërsisht 3,5 km, është shteg i dukshëm dhe shumë i përdorur nga turistët. Ky segment përshkohet në brendësi të pyllit dhe ofron një pamje të mrekullueshme me florën e saj të pasur në drurë, pyjet halorë të bredhit dhe pishës dhe shkurre. Shtegu është në ngjitje nga Parku Kombëtar Llogora 820 m. mbi nivelin e detit deri në Qafën e thellë afersisht 1200 m mbi nivelin e detit.

Shënjohen shtigjet orientues për turistët në Parkun Natyror të Karaburunit

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA), në bashkëpunim me AdZM Vlorë, bënë të mundur shënjimin e shtegut turistik Rrugët e Bardha- Gjiri i Shën Andreut, në bregdetin e Gadishullit të Karaburunit, që krijon një lehtësi për turistët që vizitojnë këtë zonë, dashamirës të natyrës dhe të detit. Gadishulli i Karaburunit është një nga elementët kryesorë dhe një thesar i pazbuluar i bregdetit shqiptar. Tashmë rruga për të zbuluar këtë thesar është e hapur dhe kjo falë shënjimit të shtigjeve orientues për në pikat e monumenteve të natyrës dhe të atyre të historisë, kultit dhe të kulturës.

Vlorë, Banorët e Orikumit dhe Radhimës në protestë, kundër ndërtimit të një rezervuari

Banorët e Orikumit dhe të Radhimës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një rezervuari në Karaburun dhe ndërtimin e disa vaskave peshkimi. Sipas banorëve të zonës ata nuk janë kundër projekteve madhore, por duhet kërkuar mendimi edhe i banorëve të zonës, pasi konsultimi publik me këta të fundit nuk është bërë. Ne jemi pronar të ligjshëm të këtyre tokave kanë vijuar ata. Banorët janë shprehur që qeveria mos t’i detyrojë të marrin protesta ekstreme. Në mbështetje të banorëve janë edhe struktura lokale të PD.