Radomire

Radomira, model i mbrojtjes dhe përdorimit të pyjeve nga banorët vendas

Radomira është një nga tetë fshatrat e Njësisë Administrative Kala e Dodës. Fshati Radomirë shtrihet rrëzë malit më të lartë të vendit, Korabit, në një lartësi prej rreth 1500 m mbi nivelin e detit. Sot aty jetojnë rreth 150 familje nga 600 që jetonin para viteve 90’. Jeta e këtyre familjeve ka qenë historikisht e lidhur me burimet natyrore, pyjet e kullotat. Radomirasit shquhen për tradita të lashta të ruajtjes dhe përdorimit të burimeve natyrore në sherbim të natyrës dhe vetë njerëzve.

Radomira, parajsa e aventurës dhe turizmit të borës

Radomira është një vend në lartësitë e Korabit me vlera të mëdha natyrore dhe klimaterike e lakmuar nga vizitorët dhe turistët e huaj në të katër stinët. Radomira ngrihet në lartësinë 1250 m mbi nivelin e detit dhe thuhet se emri shqip i saj është “Rahu Mirë” që më shqip, është fushë kullotore e mirë që është kthyer në sllavisht Radomir. Është vendi më i preferuar për turizmin dimëror ku bora gati nuk shkrin kurrë, por rruga për në këtë parajsë turistike në të katër stinët është shumë e dëmtuar gati e pa kalueshme. Këtë e konfirmojnë edhe mjaft operatore turistike, turistë të huaj kurioze dhe aventuriere.