Artan Fuga

Park lojrash për fëmijë dhe disa lodra për të rritur

Nga ARTAN FUGA*

Ku është problemi me parkun e Shën Prokopit? Sepse Bashkia, për mungesë durimi, që vjen për arsye që merren lehtë me mend, e ka bërë rradhën e gjërave mbrapsht. Nuk janë një grusht “vandalësh” që protestojnë, por duhet shtuar edhe një pakënaqësi, mosbesim dhe rrezistencë prej dhjetra mijë vetësh në rrjetet sociale që nuk mund të mos konsiderohen, sidomos nga pushtetarë që e kanë qef komunikimin në këto rrjete. Na del tani edhe një arkitekt gjerman, a thua se nuk ka arkitektë shqiptarë sa të duash, që u merrrka me këtë parkun.