Brunilda Paskali

Paskali: E kemi hequr ‘Grand Kafenë’ nga projekti

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit se në masterplan ka qenë një projekt për kafenenë “Grand Kafe” tek Parku i Liqenit, por është hequr. Ajo tha se do ketë vetëm një park me lodra për fëmijët, që do menaxhohet nga Bashkia dhe do jetë falas. Gazeta “Shqip” publikoi një ditë më parë një dokument që mban datën 25 shtator 2015 dhe është përgatitur nga shoqëria “Bolles + Wilson”. Në dokument shpjegohet se përse duhet edhe një kafene tek Parku i Liqenit.