Selenice

“Ti Raporton”, derdhja e jashtëligjshme e ujit me gaz në terren

Nëpërmjet një denoncimi të ardhur në rubrikën “Ti Raporton”, Klodian Ruci, kryeplak i fshatit Mërtiraj në Vlorë, na njofton se kompania e nxjerrjes së naftës “Transatlantik”, në mënyrë të jashtëligjshme derdh në terren ujin me gaz. Pavarësisht denoncimit në polici, askush nuk ka bërë asgjë, bën me dije zoti Ruci, madje si komunitet ata kanë bërë edhe një ankesë në datën 16 shkurt, në Bashkinë e Selenicës.

Banorët e Selenicës prej një viti e gjysmë pa ujë: S’e përdorim as për të pirë e as për të gatuar

Nga: ENRIK MEHMETI*

Banorët e Selenicës që prej një viti e gjysmë po përballen me problemet të mëdha përsa i përket ujit të pijshëm. Sipas tyre uji është i pakonsumueshëm dhe vjen ere e rënd, ndërkohë që kush e ka konsumuar është paraqitur me probleme pastro-intestinale në spital. Banorët ankohen se jo vetëm nuk përdoret për të gatuar por as për të larë pasi krijon irritimin të lëkurës. Ata shprehen se kjo situatë ka nisur që kur pompa u përmbyt vitin e kaluar duke bërë që me vendosjen e pompës së re të krijohen këto probleme.

Gorishti i rrezikuar nga nafta; Banorët: Ajri dhe uji i ndotur

Zona naftë nxjerrëse e Gorishtit në Bashkinë Selenicë prej disa vitesh është e rrezikuar nga ndotja që shkaktojnë puset e naftës. Më i prekur është fshati Mertiraj ku si pasojë e gazrave që çlirohen në ajër si dhe ujërat e ndotur që dalin nga nëntoka banorët ankohen për mosreagim si nga kompanitë, por edhe shteti. “Ky ambient që ne jetojmë është tejet i ndotur dhe çdo gjë që del nga nëntoka derdhet në lumin e Vjosës dhe më pas në det pa asnjë lloj kriteri, duke dëmtuar jo vetëm, ne, njerëzit e zonës, por tokat tona, bagetitë, deri lumin Vjosë dhe detin.

Tryezë e rrumbullakët mbi aktivizimin qytetar për qeverisjen e mirë në Bashkinë e Selenicës

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, në kuadër të projektit: “Aktivizimi qytetar për qeverisjen e mirë në Bashkinë e Selenicës”, projekti i mbështetur nga IDM, organizoi dje, më datë 27 korrik, në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit në Selenicë, një tryezë të rrumbullakët, me përfaqësues të Bashkisë Selenicë dhe të Institucioneve të tjera publike të Bashkisë Selenicë. Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët ishte diskutimi i gjetjeve të sondazhit të realizuar në Bashkinë Selenicë me banorët e të gjitha Njësive Administrative në lidhje me perceptimin e qytetarëve për ofrimin e shërbimeve publike, nivelin e korrupsionit, barazisë gjinore, mirë-qeverisjen dhe transparencën e pushtetit vendor.