Mercer

Vjena qyteti më i mirë në botë për të jetuar, Tirana në vend të 179

Një studim i publikuar nga kompania amerikane “Mercer” rendit 230 qytetet më të mira të botës. Në krye të listës së qyteteve me cilësinë më të mirë të jetesës qëndron Vjena, e ndjekur nga Zyrihu i Zvicrës dhe Oklandi i Zelandës së Re. Në klasifikimin e publikuar vihet re rënia e Parisit, kjo për shkak të sulmeve terroriste të 14 nëntorit të vitit të kaluar. Kryeqyteti francez ka humbur 10 pozicione, duke kaluar nga vendi i 27-të në të 37-in. Bagdadi ndodhet në fund të listës, për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe sigurisë së ulët. Tirana renditet në vendin e 179-të. Disa qytete të rajonit ndodhen më lart në klasifikim.