Langarica

HEC-et po shkatërrojnë natyrën, akuza bankave e institucioneve të BE-së

Një raport teknik i një rrjeti organizatash jofitmprurëse të Europës qëndrore dhe asaj lindore akuzon bankat ndërkombëtare të zhvillimit dhe institucionet e Bashkimit Europian se po financojnë në Shqipëri projekte që rrezikojnë monumentet natyrore dhe parqet kombëtare të vendit. Raporti investigativ është hartuar nga rrjeti Benkuotc dhe përmend HEC-in e Langaricës dhe atë të Tërnovës si shembuj flagrantë se si paratë e donatorëve po financojnë ndërtime që kërcënojnë zonat e mbrojtura.