kontroll sanitar

Laboratorët e kontrollit ushqimor - Jetikë për konsumatorët

Konsumatorët shqiptarë shpesh ankohen, duke thënë se institucionet përkatëse duhet të luajnë një rol më të madh e më të fortë për sigurinë ushqimore. Shpesh, në Shqipëri, për shkak të mungesës së laboratorëve përkatëse industria e bujqësisë vuan pasojat e virozave apo sëmundjeve të ndryshme, që jo në pak raste diagnostikohen shumë vonë. Vuan edhe pasojat e përbërësve kimikë që jo në pak raste zbulohen mediatikisht, duke shkaktuar skandale për sigurinë ushqimore.

Tregtimi i mishit në Tropojë pa thertore e kontroll sanitar

Bashkia Tropojë,tashmë e riorganizuar sipas reformës administrative-teritoriale, vazhdon të përballet çdo ditë me keqqeverisjen vendore të drejtuesve paraardhës të këtyre dy dekadave.Një ndër shqetësimet e herëpashershme të banorëve ka qënë dhe mbeten kushtet higjieno-sanitare të tregtimit dhe furnizimit të mishit, në veçanti por edhe të produkteve ushqimore në përgjithësi. Tashmë prej kohësh shërbimi i kontrollit higjieno-sanitar ka kaluar nga drejtoria e bujqësisë dhe ushqimit në varësi të bashkisë.