kanine

Muret e kalasë së Kaninës të rrezikuara nga agjentët atmosferikë

Monumentet e kulturës dhe të historisë sonë që gjenden në natyrë janë të rrezikuara deri në shkatërrim nga mosvëmëndja dhe kujdesi ndaj tyre. Janë objekte të tilla si, kisha, xhami, ura të vjetra, deri te kështjella apo mure kështjellash të lashta. Një ndër këto objekte që kërkon vëmëndje është dhe kalaja e Kaninës. Muret e kalasë së Kaninës janë dëmtuar dhe rrezikohen të shëmben. Para viteve ’90 ajo pati një restaurim të mirë nga Instituti i Monumenteve, por koha kalon dhe bën të vetën. A paraqet sot rrezikshmeri degradimi i metejshëm i këtyre fragmenteve muri të kësaj kalaje?