Portugali

Droni zbulon gropën e veçantë në liqen

Krejt rastësisht është zbuluar një mrekulli natyrore. Në liqenin Sera de Estrela në Portugali, është zbuluar rastësisht një gropë gjigante nga një dron, dhe që duket se i ngjan një gypi që thith ujin. Kohët e fundit përdorimi i dronëve sjell pamje magjepëse dhe të pazbuluara më parë. Kjo risi e tekonologjisë po i shfaq benefitet e saj. Gropa e thellë plotë 1.500 metra, që përpin gjithçka rreth vetes, për të cilën nuk kishin dëgjuar as banorët që jetojnë në afërsi të liqenit.

Zjarr masiv vdekjeprurës në Portugali

Një zjarr masiv në pjesën qendrore të Portugalisë mori jetën e dhjetra personave, shumë prej të cilëve kishin ngelur brenda në makinat e tyre ndërsa flakët përfshinin rrugën. Zjarri shpërtheu të shtunën në zonat malore të Pedrogao Grande, 150 kilometra në verilindje të Lisbonës. Kryeministri portugez e quajti “tragjedinë më të madhe të jetës njerëzore që ne kemi njohur ndër vite”. Dhjetra humbën jetën, dhe dhjetra të tjerë u lënduan, duke përfshirë katër zjarrfikës dhe një fëmijë, tha zyrtari i Ministrisë së Brendshme Jorge Gomes për kanalin mediatik të shtetit RTP.

Zjarret në Portugali: Pse janë kaq vdekjeprurëse?

"Niveli i tragjedisë njerëzore që nuk kemi parë kurrë." - kështu e përshkroi kryeministri portugez Antonio Costa, zjarrin e madh pyjor që ka depërtuar në qendër të vendit, duke lënë të paktën 64 vetë të vdekur që nga e shtuna. Zjarret janë një kërcënim i përvitshëm në Portugali. Më shumë kanë shpërthyer atje, midis viteve 1993 dhe 2013, sesa në Spanjë, Francë, Itali apo Greqi, raportoi Agjencia Evropiane e Mjedisit vitin e kaluar, pavarësisht nga madhësia relativisht e vogël gjeografike e vendit.