meteor

Meteor në Portland

Duket si një skenë filmi, në fakt pjesa e keqe e një filmi, kur toka gjunjëzohet para ndonjë evenimenti astronomik dhe të gjithë duhet të shkojnë të jetojnë në hënë. Për pak sekonda, qielli mbi qytetin e Portlandit në SHBA u ndriçua nga një lëmsh i zjarrtë që kaloi përmes atmosferës së tokës, fatmirësisht pa pasoja kinematografike. Pamjet u bënë publike nga policia e Portlandit, pasi meteori u filmua nga kamerat në makinat e shërbimit. Sipas astronomëve, ngjarje të tilla janë shumë të zakonshme, por shumë rrallë mund të shihen e akoma më rrallë të filmohen.

Meteori që ndriçon qiellin skocez

Një dritë e bardhë e fortë është shfaqur mbrëmë mbi qiellin e Edinburgut në Skoci. Banorët thonë se më pas u dëgjua një përplasje e fortë dhe lëkundje toke. Policia ka bërë të ditur se ka marrë shumë telefonata për fenomenin, i cili dyshohet të jetë një meteor i rënë në sipërfaqen e Tokës.

Përse bien më shumë meteorë në Siberi?!

Rajoni më i madh i Rusisë duket si një magnet për meteorët, të cilët bien nga qielli dhe shkencëtarët sqarojnë arsyen. Në vitin 1908 në Tunguska të Siberisë një meteor (ose ndoshta një kometë) shpërtheu në ajër duke shkatërruar 1500 km katror pyll. Në vitin 1947, një shi prej 70 ton meteor hekuri dhe nikel ranë në malet Sinkhote-Alin, në Siberi, duke formuar tridhjetë kratere. Në vitin 2013, në prag të ditës së Shën Valentinit, një top zjarri shpërtheu në qiell pranë Chelyabinsk, Siberi.