Skoci

Makina e parë në botë me uiski përfundoi testimin në Skoci

Makina e parë me uiski përfundoi testin e parë ne Skoci. Sipas “Celtic Renewables” për të mbushur makinën duhet të shkohet në një biokarburant, i quajtur biobutanol. Ky lloj “karburanti” është i përbërë nga mbetjet e elbit si dhe mbetje të uiskit të cilat pas përpunimit krijon një lloj lëngu. Biokarburanti ka si qëllim të jetë zëvendësuesi i karburanteve tradicionale të gazit dhe naftës. Kalimi në karburantin e ri nuk kërkon ndryshimin e motorit. “Celtic Renewables” ishte ajo që krijoi biokarburantin, ku ai thekson se industria e uiskit nuk i përdor mbetjet, në këtë mënyrë mund të shfrytëzohen për këtë lloj gjetje.

Meteori që ndriçon qiellin skocez

Një dritë e bardhë e fortë është shfaqur mbrëmë mbi qiellin e Edinburgut në Skoci. Banorët thonë se më pas u dëgjua një përplasje e fortë dhe lëkundje toke. Policia ka bërë të ditur se ka marrë shumë telefonata për fenomenin, i cili dyshohet të jetë një meteor i rënë në sipërfaqen e Tokës.

Skoci: Ndërtohet ferma e parë lundruese e erës

Ka filluar ndërtimi për fermën e parë lundruese e cila furnizohet prej erës, rreth 15 milje larg bregut të Skocisë veri-lindore. Pesë turbinat sëbashku pritet të sigurojnë 30 megavat energji - të mjaftueshme për të furnizuar 20,000 shtëpi. Një nga turbinat është aktualisht e instaluar, ndërsa pjesa tjetër pritet të instalohet deri në fund të gushtit. Leif Delp, drejtuesi i projektit prej 190 milionë funte të quajtur Hywind, tha se qëllimi ishte "të demonstronte mundësinë e realizimit të fermave të ardhshme komerciale të erës, me kosto të ulët".