forum

“Albanian Green Energy Forum”, bashkëpunimi i radhës Shqipëri-Britani

Dhoma Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, ambasada e RSH në Londër, me mbështetjen e Lord Watson of Richmond CBE, si dhe të një sërë kompanish prestigjioze britanike në Mbretërinë e Bashkuar, organizuan “Albanian Green Energy Forum”. Ndër panelistët kryesorë ishte z.Gëzim Musabelliu–Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues analistë të kompanive eksperte në fushën e energjetikës, të studiove të ndryshme ligjore, që operojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në MB, por jo vetëm.

Mbahet në Shkodër Forumi i Hapur Qytetar

Përfitimet dhe Shërbimet e Ekosistemeve Ligatinore ka qenë tema e forumit qytetar mbajtur në Shkodër më 1 Mars 2016. Ky forum mblodhi së bashku banorët e zonave Zogaj, Shirokë, Oblikë dhe Muriqan përfshirë këtu grupet e interesit që përfitojnë nga burimet natyrore të ekosistemit ligatinor Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna dhe Laguna e Vilunit. Forumi i hapur me bazë komunitare ishte i pari i këtij lloji për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me shërbimet e ekosistemeve.

Mbahet në Tiranë, forumi për planin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve

Më datë 26 Prill 2017, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Urbane (IKU), organizuan në Tiranë forumin kombëtar në kuadër të përfundimit të projektit “Vlerësimi i Mangësive në Zbatimin e Strategjisë dhe Planit Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve” në kuadër të projektit “Achieve”, financur në kuadër të fondeve IPA për shoqërinë civile të Bashkimit Evropian. IKU me mbështetjen e REC Shqipëri ka përfunduar dokumentin mbi vlerësimin e legjislacionit Shqiptar duke e krahasuar atë me legjislacionin Evropian në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane si dhe identifikimin e nivelit të zbatueshmerisë së këtij legjislacioni.