lumi Fan

Erozioni nga lumi Fan, Prefekti i Lezhës: Qeveria të ndërhyjë urgjent

Prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca i ka bërë apel institucioneve qëndrore që të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për familjet që preken nga erozioni i lumit Fan, pasi gjendja e tyre sa vjen e rëndohet. Gjatë një inspektimi të bërë në zonën ku lumi ka gërryer dhjetra metër kub dhera, në fshatin Rreth i Epërm të Mirditës ka deklaruar se situata është mjaft alarmante dhe duhet një ndërhyrje emergjente. Erozioni i lumit është shfaqur frikshëm në këtë fshat të Mirditës ku deri më tani janë zhdukur më shumë se 30 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në rrezik janë edhe dhjetra banesa.

Erozioni, lumi Fan në Mirditë përpin 30 ha tokë, rrezikohen dhe banesat

Mbi 30 hektarë tokë i ka marrë lumi, ndërsa në rrezik janë të gjitha banesat e fshatit Rreth i Epërm në Mirditë. Erozioni i lumit Fan, i cili ka nisur që prej dy vitesh në këtë zonë ka marrë përmasa të frikshme, duke vënë në alarm banorët. Sipas tyre vetëm gjatë muajit të fundit lumi ka përpirë disa hektarë tokë bujqësore, ndërsa edhe pse janë ankuar në disa autoritete vendore, ende nuk është marrë asnjë masë për t’i bërë ballë këtij fenomeni. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi në çdo moment ata ndihen të kërcënuar nga lumi.

Kundër HEC-it mbi Fan, banorët marrin mbështetjen e prefektit

Protesta e banorëve të 11 fshatrave në Mirditë në lidhje me problemin e rrugës që ka izoluar zonën e tyre ka vëmendjen e Prefektit të Lezhës Eduart Ndreca. Ky i fundit ka zhvillua një takim me një përfaqësi të banorëve të këtyre fshatrave ku të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues të firmës turke që po ndërton hidrocentralin mbi Lumin Fan. Prefekti Ndreca bëri të ditur se i është kërkuar firmës që rruga e re të ndërtohet me të gjitha parametrat siç është e parashikuar në projektin fillestar, në të kundërt do të përballet me penalitete.

Mirditë, një fshat rrezikohet nga erozioni, banorët kërkojnë ndihmë

Dhjetëra familje rrezikojnë shtëpitë dhe jetën në fshatin Rrethi-Eperm në Mirditë. Mbi 30 hektarë tokë janë dëmtuar nga erozioni dhe deri tani këtë dukuri e ka shoqëruar mungesa e plotë e vëmendjes së qeverisë, me gjithë ankesat e vazhdueshme të banorëve. Të paktën 20 metra brenda fshatit është futur lumi duke dëmtuar dhe pompat dhe shtyllat e energjisë elektrike. Në një largësi me pak se 1 kilometër nga ky fshat është tuneli i HEC të Qaf-Mollës ku inertet e tunelit janë hedhur në anë të lumit Fan.