Indonezi

“Kopshti zoologjik i vdekjes” në Indonezi

Vizitorët e qeshur janë shumë të lumtur teksa hyjnë në kopshtin më të madh të kopshtit zoologjik në Surabaya, në Indonezi me shpresën për të bërë qoftë edhe një foto pranë banorëve të këtij kopshti. Por aktivistët e mbrojtjes së kafshëve thonë se në këtë kopësht jetojnë mbi 2200 kafshë dhe në të vërtetë asnjë prej tyre nuk i lumtur pasi janë të mbyllur përgjatë të gjithë kohës në disa kafazë të ftohtë apo shumë të vegjël për ta, ndërsa shqetësimi kryesor është ushqimi që i serviret. Ndaj për aktivistët në mbrojtje të kafshëve dhe mediat lokale, ky kopësht është quajtur prej vitesh “Kopshti i vdekjes”.

“Po fundoset”, një nga kryeqytetet më të dendur të botës drejt zhvendosjes

Qeveria indoneziane thotë se synon të zhvendosë kryeqytetin e saj federal, Xhakarta brenda dy viteve të ardhshme, por do ta mbajë atë si qendër financiare dhe biznesit për vendin. “Xhakarta Post” citoi ministrin e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar Bambang Brodjonegoro, të ketë thënë se kishte diskutuar me Presidentin për zhvendosjen e Pallatit Presidencial. Sipas Bambang, i cili kryeson Agjencinë e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar (Bappenas), Jokowi foli për studimin e fizibilitetit dhe diskutoi fondet për zhvendosjen.

Imazhet spektakolare, eklipsi errëson Paqësorin

Miliona njerëz në Indonezi dhe vendet e Paqësorit, kanë arritur të përjetojnë eklipsin total diellor. Një pjesë e rajonit u errësua tërësisht nga eklipsi. Hëna bllokoi të gjitha rrezet e diellit, duke e kthyer kështu ditën në natë. Shumë njerëz janë mbledhur në një plazh të një province në Indonezi për ta përjetuar këtë përvojë “magjike”, ashtu siç u shprehën ata.

Indonezi: Ndaloni tregtinë e shpendëve të egër!

Situata e tanishme ngjason me një makth ku mijëra zogj “paketohen” në kafazë të vegjël në tregjet e Indonezisë. Furnitorët e këtij tregu po shkaktojnë zhdukjen e trembëdhjetë specieve dhe janë duke ndikuar në mënyrë të pallogaritshme mbi biodiversitetin. Një trafikant u arrestua në maj të vitit 2016 me 23 papagaj kreshtë-verdhë që ai i kishte vendosur në shishe plastike me ujë. Gjysma e zogjve nuk i mbijetuan dot kësaj torure. Aktualisht vetëm 7000 papagaj kreshtë-verdhë jetojnë të lirë.

Indonezia mohon se ajri i ndotur ka marrë më shumë se 100,000 mijë jetë njerëzish

Autoritetet indoneziane, malajzeze dhe ato të Singaporit kanë mohuar gjetjet e kërkimit të bërë nga ekspertët ku vërtetohet se tymi i djegieve katastrofike të pyjeve në Indonezi vitin e kaluar shkaktoi 100,000 vdekje. Disa madje thonë se tymi nuk ka shkaktuar dëme serioze për shëndetin, por sipas ekspertëve këto pohime kundërshtojnë shkencën. Zjarret e vitit të kaluar në Sumatra dhe në Borneo të Indonezisë ishin më katastrofikët që prej vitit 1997, duke djegur pothuajse 261,000 hektarë pyje dhe ligatina. Tymi qarkulloi në gjithë rajonin për javë të tëra. Shumë preh tyre ishin zjarre të vënë qëllimisht nga kompanitë për të liruar tokën për plantacionet e vajit të palmës.

Indonezia premton 1 miliardë $ për trajtimin e ndotjes së oqeanit

Indonezia shkarkon më shumë mbetje plastike në oqeane se asnjë vend tjetër në botë, me përjashtim të Kinës. Por tani vendi po planifikon të investojë 1miliardë $ çdo vit për të zvogëluar ndotjen e oqeanit 70 përqind deri në vitin 2025. Indonezia do ta shpenzojë të gjithë shumën për të trajtuar ndotjen nga mbetjet plastike dhe ato të tjera të hedhura në oqean. Sipas Bankës Botërore, secili nga 250 milionë banorët e Indonezisë kontribuon në 0.8 deri në 1 kg, ose rreth 1.7 deri në 2.2 paundë mbetje plastike në vit .

Një tërmet me magnitudë 7.9 godet Indonezinë, rrezik tsunami

Një tërmet i fuqishëm me magitudë 7.9 ballë dhe epiqendër në oqeanin Indian ka goditur Indonezinë. Sipas mediave ndërkombëtare ende nuk ka informacion mbi dëmet e shkaktuara por ekziston rreziku i një tsunami në ishullin Sumatra. Epiqendra ishte 808km (502 milje) në jugperëndim të qytetit të Padang dhe 10 km në thellësi. Ndërkohë sipas zyrtarëve indonezianë ekziston mundësia e rënies së një tsunami.