Bujar Nishani

AKIP, letër të hapur Nishanit për importin e mbetjeve

Aleanca kundër Importit të Plehrave në Shqipëri i ka dërguar një letër të hapur presidentit, Bujar Nishani, ku i shprehin shqetësimin në lidhje me miratimin e ndryshimit në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndryshime të cilat lejojnë importimin e mbetjeve nga vendet e huaja drejt vendit tonë. Sipas AKIP-it, ligji u bë shumë shpejt dhe në mungesë totale të informacionit, transparencës dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë. Letra e plotë e AKIP-it drejtuar presidentit Bujar Nishani:

Çfarë u tha në takimin për mbetjet me Presidentin

Në ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve ndodhen 110 faqe që të diktojnë sesi menaxhohen mbetjet e vendit dhe vetëm një togë fjalësh në nenin 49 pika ‘d’ shpreh lejimin e importit të mbetjeve. Ligji ëshë i transpozuar (i ardhur pikë për pikë) nga Parlamenti Europian, ndaj edhe quhet i përafruar si Ligj, me ndryshimin se në Ligjin Europian nuk ekziston togëfjalëshi i lejimit të mbetjeve të importit. Ligji i mbetjeve të importit nuk doli nga një nevojë e shprehur sipas një studimi ‘general’, por del nga mangësia e organizimit të pushtetit lokal dhe qëndror për trajtimin e mbetjeve qysh në burim.

Dekreti i Nishanit për “Mbetjet” përfshihet në punimet tre javore të Kuvendit

Dekreti i Presidentit Bujar Nishani lidhur me ligjin e integruar të mbetjeve është përfshirë në kalendarin tre javor të punimeve për periudhën 30 nëntor-24 dhjetor. Fillimisht ligji do të diskutohet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, si komision përgjegjës, e më pas do t’i kalojë për votim seancës plenare. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk i dha dritën jeshile ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve, duke ia rikthyer atë për diskutim Kuvendit. Në argumentet e tij kundër importit të mbetjeve, Nishani tha se ligji bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi.

Mbetjet, Nishani: Interesi i qytetarëve duhet të prevalojë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka deklaruar se në lidhje me çështjen e importit të mbetjeve nuk ka ende një qëndrim zyrtar, por shtoi se për çështje të tilla duhet të prevalojë gjithmonë interesi i qytetarit. “Këshilltarët juridikë po punojnë dhe po përgatisin takim konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile. Preferoj që për çështje të tilla të ezauroj një konsultë sa më të gjerë të jetë e mundur përpara se të mbaj një qëndrim”, deklaroi Nishani kur u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Nishani depozitoi në OKB instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Në këtë ceremoni i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm, krahas shumë krerëve të tjerë të shteteve, instrumentin e ratifikimit të kësaj marrëveshje nga Shqipëria, e cila ka si objektiv luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe rakordimin e veprimeve dhe investimeve drejt një të ardhme me karbon të ulët, të qëndrueshme dhe përmirësim të aftësive ripërtëritëse.

Nishani: Këndi i lojërave, vandalizëm

Nga Sidorela Jança

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët po kundërshtojnë prej 28 ditësh tashmë ndërtimin e Këndit të Lojërave te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, dje janë vizituar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Edhe pse në Parkun e Liqenit kishte mbërritur eskorta e kreut të shtetit, përtej gardhit rrethues, punëtorët ende vazhdonin të gërmonin dheun, të lidhnin hekura, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e sikur të mos kishte ardhur askush me rëndësi.

Presidenti Nishani i drejtohet Takimit të Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike në Paris, COP21

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit të Francës, François Hollande dhe të Ministrit të Jashtëm francez e njëkohësisht President i Konferencës së Palëve për Ndryshimet Klimatike COP21, Laurent Fabius, mori pjesë më datë 30 nëntor në Takimin e Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike, organizuar në Paris, ku morën pjesë rreth 160 Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish.

Presidenti Nishani kthen në Kuvend ligjin e mbetjeve

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kthyer në Kuvend ligjin për mbetjet, dy ditë pasi takoi përfaqësues të Industrisë së Riciklimit dhe anëtarë të Shoqatës së Ricikluesve, të cilët i kërkuan atij të dekretojë ligjin për mbetjet. Në arsyetimin e dhënë prej Presidentit, shkruhet se ligji është në kundërshtim me direktivat e Komisionit Europian, sipas të cilit duhet të zbatohet parimi i “vetëmjaftueshmërisë dhe afërsisë” dhe për më tepër nuk është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit apo ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.

Presidenti Nishani takon një grup qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin në park

Presidenti Bujar Nishani u takua sot, me një grup qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin në Parkun e Liqenit, me të cilët bisedoi për më shumë se një orë. Sipas burimeve nga pjesëmarrësit në takim, qytetarët i shprehën Presidentit mendimet e tyre në lidhje me paligjshmërinë e proçedurave të miratimit të lejes dhe të ndërtimit të këndit të lojrave në Park, në mënyrë të veçantë mungesën e studimit për ndikimin në mjedis dhe informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje, të cilat janë detyrime të qarta ligjore.

Presidenti tek vendi ku po ndërtohet këndi i lojrave në Liqenin Artificial

Presidenti Bujar Nishani do të jetë sot në orën 12:00 në Liqenin Artificial për të vizituar nga afër vendin ku po kryhen ndërtimet e këndit të lojrave. Presidenca informon se kjo është në përgjigje të ftesës së anëtarëve të grupimit qytetar. Ndërtimi i parkut u bë shkak i përplasjes së institucionit të Presidencës me Bashkinë e Tiranës. Presidenti Nishani zhvilloi paraditen e djeshme një takim me një grup të shoqërisë civile që kundërshtojnë projektin.