tregtia e paligjshme

Bari: Trafik breshkash nga Shqipëria në Itali

Policia doganore e portit të Barit ka denoncuar një shtetas italian 40 vjeçar për trafik të paligjshëm të llojeve të rralla kafshësh e shkelje të Konvetës së Washingtonit të miratuar më vitin 1973. Shtetasi italain sapo kishte mbërritur me traget nga Shqipëria në portin e Barit Gjatë kontrollit në makinë e tij tip Fiat Multipla, u gjetën të gjalla mbyllur në valixhe 63 breshka toke të racës së rrallë “testudo s.p.p.” e mbrojtur me ligj. Policia doganore e Barit sekuestroi automjetin e shtetasi italian u sinnjalizua tek autoritetet gjyqësore.

Brexit: Grupet e gjelbra apel për ruajtjen e standardeve mjedisore

Grupet mjedisore kanë nxitur kryeministren britanike për të shmangur zbutjen e legjislacionit mbi ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e botës së egër pas Brexit. Letra, e nënshkruar nga WWF, Greenpeace dhe të tjerë, thotë se nevojitet një veprim për të ndaluar degradimin e vazhdueshëm mjedisor. Qeveria britanike ka thënë më parë se do ta linte mjedisin në një gjendje më të mirë për brezat e ardhshëm. Por letra paraqet shqetësime se Brexit mund t’i detyrojë ministrat të shkelin premtimet e tyre.

Indonezi: Ndaloni tregtinë e shpendëve të egër!

Situata e tanishme ngjason me një makth ku mijëra zogj “paketohen” në kafazë të vegjël në tregjet e Indonezisë. Furnitorët e këtij tregu po shkaktojnë zhdukjen e trembëdhjetë specieve dhe janë duke ndikuar në mënyrë të pallogaritshme mbi biodiversitetin. Një trafikant u arrestua në maj të vitit 2016 me 23 papagaj kreshtë-verdhë që ai i kishte vendosur në shishe plastike me ujë. Gjysma e zogjve nuk i mbijetuan dot kësaj torure. Aktualisht vetëm 7000 papagaj kreshtë-verdhë jetojnë të lirë.

INTERPOL mbështet aksionin global në Ditën Botërore të Kafshëve të egra

INTERPOLI është duke mbështetur Ditën Botërore të Kafshëve të egra si pjesë e angazhimit për përforcimin e ligjeve në promovimin e sigurisë mjedisore. Lidhur me krimin duke përfshirë pastrimin e parave, tregëtinë e armëve, trafikimin e drogës dhe korrupsionin, krimi ndaj kafshëve të egra përfaqëson një rrezik potencial për sigurinë e komuniteteve sikundër dhe zhvillimin ekonomik të tyre. 

Së bashku me Konventën Ndërkombëtare mbi Tregtinë e Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së egër (CITES), pjesë e Konsorciumit Ndërkombëtar në luftën ndaj gjuetisë të Kafshëve të egra duke krijuar kështu një aleancë të fortë për të luftuar këtë krim janë:

Investimi për ruajtjen e elefantëve është një politikë e mirë ekonomike

Shumë shtete afrikane humbin të ardhura të rëndësishme nga turizmi kur nuk gjurmojnë gjuetinë e paligjshme. Të ndalosh gjuetinë pa leje në shumë vende te Afrikës nuk ndihmon vetëm elefantët dhe ambientin por është gjithashtu një lëvizje e mirë ekonomike. Turizmi i sjell miliarda dollarë Afrikës çdo vit. Por kur hyn në mes gjuetia pa leje, ka më pak shanse që turistët të vizitojnë zonat e mbrojtura dhe kështu të ardhurat fillojnë të veniten.

Kontrabandë edhe me ngjalat, arrestohen 17 persona

Autoritetet greke dhe spanjolle, me mbështetjen e Europol-it dhe Eurojust-it, kanë shkatërruar një rrjet kriminal ndërkombëtar që dyshohej se ka futur kontrabandë mbi 2 ton ngjala nga vendet e BE-së në Kinë. Operacionet e kryera në Greqi dhe Spanjë kanë çuar në arrestimin e 17 personave dhe sekuestrimin e 2 ton ngjalave me vlerë 10 milion euro. Policia ka konfiskuar gjithashtu edhe disa usb, makina luksoze, 1 milion euro në të holla dhe shufra ari. Besohet se për sezonin aktual, ngjalat e kontrabanduara nga BE-ja në Kinë, vlerësohen me 10 milionë euro.

Shqipëria, në vend të fundit për certifikimin e produkteve

Bizneset shqiptare ende vazhdojnë të hasin barriera për tregtimin e produkteve të tyre dhe në shumicën e rasteve, shkak është moszotërimi i certifikatave të nevojshme që garantojnë standarde. Kjo është ë vështirë, sidomos për ata që duan të eksportojë dhe ku konkurrenca bëhet edhe më agresive. Në kuadër Ditës së Konkurrueshmërisë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) solli edhe një herë në vëmendje raportin që kanë vendet e Europës Juglindore me certifikimin dhe sa konkurrues janë në tregun global.

Te Pazari i Ri, shiten shpendë të egër nga gjuetarët që kanë shkelur moratoriumin e gjuetisë

Këtë shqetësim e sjell vetë Drejtori i AKZM-së Zamir Dedej. “Në një kohë kur gjuetia është e ndaluar dhe gjuetarët e paligjshëm penalizohen, ata e tregëtojnë gjahun e tyre të pa ligjshëm,  në qendër të Tiranës, te Pazari i Ri”,  thotë Dedej. Dedej shqetësohet dhe bën apel për ndalimin e kësaj gjuetie si dhe penalizimin e gjuetarëve  dhe të atyre që i tretojnë këto shpendë. Ai shqetësohet edhe për faktin se kjo gjueti tregtohet në qendër të Tiranës, pranë institucioneve ndëshkuese.

Tregtia e paligjshme shfaros mijëra shpendë këngëtarë të mbrojtur në vit

Gardalina është specie e mbrojtur, por zogu me pendë shumëngjyrësh shitet për një çmim modest në një duzinë dyqanesh në Tiranë. Bashkë me gardalinën, në kafazet e dyqaneve të kafshëve tregtohen me çmim të lirë edhe zboraksi, vërduni, cërla dimërake dhe kërpngrënësi-të gjithë pjesë e “librit të kuq” për shpendët e mbrojtura, të cilat rrezikojnë shfarosjen në Shqipëri. Në një vëzhgim nëpër Tiranë, BIRN identifikoi 17 dyqane që tregtojnë haptazi dhe pa asnjë kontroll zogjtë farëngrënës, që sipas organizatës “Albanian Ornithological Society” klasifikohen në listën e shpendëve të mbrojtura.