Fadil Llubani

Shqipëria, vendi i pyjeve të munguar

Përgatiti Inxh. GJON FIERZA Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Sipas bisedës me Dr. Fadil Llubanin, Laureat i dy Çmimeve të Republikës

“Nga brigjet e Atlantikut deri në brigjet e Detit të Zi, nuk ka një vend tjetër në Evropë ku pyjet janë në gjendje kaq kritike sa në Shqipëri. Jam në pension, jam më i lirë e lëviz shumë, kam kontakte me kolegë nga vende të ndryshme dhe kjo më mundëson të njoh gjendjen e pyjeve në kontinentin tonë. Janë të dukshme politikat e ndjekura nga vendet evropiane për mbarështimin e pyjeve, sidomos në këtë fillim shekulli.