eklips

Imazhet spektakolare, eklipsi errëson Paqësorin

Miliona njerëz në Indonezi dhe vendet e Paqësorit, kanë arritur të përjetojnë eklipsin total diellor. Një pjesë e rajonit u errësua tërësisht nga eklipsi. Hëna bllokoi të gjitha rrezet e diellit, duke e kthyer kështu ditën në natë. Shumë njerëz janë mbledhur në një plazh të një province në Indonezi për ta përjetuar këtë përvojë “magjike”, ashtu siç u shprehën ata.