COP21

Cop21 në Durrës, përmes transportit "Green"

COP21 e sollëm në komunitetin tonë, konkretisht përmes transportit dhe logjistikës ‘Green’, me qëllim reduktimin e shkarkimeve të CO2 në qytet e me një ndikim pozitiv në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Cop21: Ministrat drejt hapit final për marrëveshjen e Parisit

Ministrat nga e gjithë bota do të përpiqen të paraqesin një marrëveshje me një tekst bisedimesh të firmosur nga delegatët të shtunën.Vendet e varfëra paralajmëruan se bisedimet do të ndërpriten nëse vendet e pasura do të frenojnë kapacitetin e tyre për zhvillim vetëm për të mbrojtur klimën.

Deklarata e REC në COP21 në Paris

Deklarata e prezantuar nga Marta Szigeti Bonifert, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), COP21, Paris, 8 Dhjetor, 2015

Klima, negociatorët vazhdojnë diskutimin e pikave te draftit

Në garë me kohën për të mos e zvarritur më vulosjen e një marrëveshjeje të re të klimës, negociatorët në Paris kaluan një tjetër natë diskutimesh të ethshme. Shefi i diplomacisë franceze Laurent Fabius ka vendosur afate kohore e pret që ato të respektohen. “Them se do t`ia dalim”, deklaroi ai dukshëm i lodhur, ndërsa delegatët kishin kaluar në duart e tyre draftin e tretë e të rishikuar të përgatitur nga presidenca franceze.

Paris, arrihet marrëveshja për klimën

Pas gati dy javësh negociatash intensive, në Paris, delegatë nga 172 vende të botës kanë arritur një pakt të ri global mbi klimën, që do të parashtrojë strategjinë afatgjatë mbi mënyrat sesi do të mund të përballohen ndryshimet e saj. Ministria e Jashtme e Francës tha se drafti do t’i paraqitet ministrave në orën 11:30 të ditës së shtunë, ndërsa deri tani nuk është bërë publik asnjë detaj në lidhje me draftin e arritur. Marrëveshja në kryeqytetin francez u arrit gati 16 orë pasi bisedimet ishin planifikuar për t’u mbyllur.

Pekini mes zotimeve në COP21, sërish rekord smogu

Shkollat e Pekinit kanë pezulluar çdo veprimtari në mjedis të hapur për të mbrojtur nxënësit nga ndotja e ajrit, që për të pestën ditë radhazi ka prekur nivele rekord. Kryeqyteti kinez është mbuluar nga një smog që e ul shikeushmërinë në vetëm disa dhjetëra metra.

Presidenti Nishani i drejtohet Takimit të Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike në Paris, COP21

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit të Francës, François Hollande dhe të Ministrit të Jashtëm francez e njëkohësisht President i Konferencës së Palëve për Ndryshimet Klimatike COP21, Laurent Fabius, mori pjesë më datë 30 nëntor në Takimin e Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike, organizuar në Paris, ku morën pjesë rreth 160 Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish.