incident

Turistja në Maqedoni vret mjelmën vetëm për të bërë foto

Një turiste në Maqedoni ka vrarë një mjelmë vetëm që të pozonte me të. Gruaja që sipas raportimeve është nga Bullgaria e tërhoqi shpendin që ndodhej në Liqenin e Ohrit nga krahu, para se ta linte të ngordhte në plazh. Pasi turistja e paidentifikuar realizoi foton e saj, e braktisi mjelmën në Liqenin e Ohrit, raportojnë mediat lokale. Pavarësisht se mjelma në foto lufton me gruan, gruaja sërish shihet duke buzëqeshur për kamerën. “Mjelma u la pa lëvizur në plazh pas takimit me tursten dhe më pas ngordhi” tha një dëshmitar për Macedonia Online.