Kavaje

“Një ditë në Kavajë” - Në mbrojtje të mjedisit dhe personave me aftësi ndryshe

Një mjedis i pastër dhe krijimi i kushteve për personat me aftësi ndryshe ishin në qendër të aktivitetit të organizuar ditën e djeshme në qytetin e Kavajës në kuadër të lëvizjes mbarëkombëtare “Për sot dhe nesër”, që “Albanian Exellence” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare kanë nisur prej mëse tre vitesh. Me mbështetjen e bashkisë së qytetit të Kavajës, kjo iniciativë qytetare mblodhi në qendër të qytetit me tradita të Kavajës, qytetarë, nxënës të shkollave dhe autoritete lokale.

Hapet sezoni turistik, plazhet në mëshirë të fatit

"Fiks Fare" ka paraqitur situatën e disa zonave turistike në vend të cilat çdo vit frekuentohen nga mijëra turistë. Golemi ka një infrastrukturë rrugore të vështirë në të cilën prej 15 vitesh nuk është vënë dorë, ndërkohë impianti i ujërave të zeza është drejt përfundimit. Në Shëngjin paraqitet e njëjta situatë përsa u përket rrugëve, ndërkohë vihen re kudo mbetjet urbane dhe inerte si pasojë e ndërtimeve të shumta. Pogradeci edhe pse pret turistë gjatë gjithë vitit ende nuk është sistemuar situata në bregun e liqenit, ai vazhdon të jetë i pa pastruar nga mbetjet.