bicikleta

“Një ditë në Kavajë” - Në mbrojtje të mjedisit dhe personave me aftësi ndryshe

Një mjedis i pastër dhe krijimi i kushteve për personat me aftësi ndryshe ishin në qendër të aktivitetit të organizuar ditën e djeshme në qytetin e Kavajës në kuadër të lëvizjes mbarëkombëtare “Për sot dhe nesër”, që “Albanian Exellence” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare kanë nisur prej mëse tre vitesh. Me mbështetjen e bashkisë së qytetit të Kavajës, kjo iniciativë qytetare mblodhi në qendër të qytetit me tradita të Kavajës, qytetarë, nxënës të shkollave dhe autoritete lokale.

Ambasadori i Suedisë në një tur me biçikletë nëpër Shqipëri

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Z. Johan Ndisi, gjatë vitit do të udhëtojë nëpër Shqipëri me biçikletë. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai do të vizitojë projektet që mbështeten nga Suedia si dhe do të informohet mbi progresin në lidhje me reformën administrative dhe atë territoriale. Gjithashtu, do të vizitojë shkolla për të diskutuar me nxënësit dhe për t’u takuar me njerëz nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Duke folur për turin me biçikletë i cili po afron, Ambasadori Ndisi nënvizoi mundësinë për të mësuar më shumë për Shqipërinë.

Bashkia e Tiranës në ditën pa makina dhuron biçikleta

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë që në bashkëpunim dhe me biznese do të dhurojnë për përdoruesit e biçikletave në kryeqytet 1 mijë të tilla. Edhe pse në rrugët tona nuk është se ishte respektuar kjo ditë Veliaj bëri apel që të përdoren sa më pak makinat, pasi ajri do të jetë më i pastër dhe banorët më të shëndetëshëm. “Trendi në Tiranë për ndotjen është në rënie me 15%. Po të vijojmë kështu, në 5 vite do kemi një ajër më të pastër. Tirana ende mbetet qytet i ndotur, por do të punojmë për uljen e mëtejshme të ndotjes.

Bosnja dhe Kroacia e kthejnë hekurudhën e vjetër në shteg biçikletash

Një projekt ndërkufitar mes Kroacisë dhe Bosnjes po i jep një jetë të re ish-hekurudhës së perandorisë austro-hungareze, duke iu përgjigjur kështu bumit të kërkesave për eksplorim të Ballkanit me biçikletë. Një projekt i përbashkët mes Kroacisë dhe Bosnjes synon të rigjallërojë hekurudhat e vjetra të ndërtuara nga perandoria Austro-Hungareze duke krijuar një rrjet shtigjesh biçikletash, që gjithashtu do të zhbllokojnë potencialin turistik në rajon. “Synimi i projektit është të rregullohet shtegu që dikur përdorej nga trenat,” tha për BIRN Ana Soldo, drejtoreshë e kompanisë publike Vjetrenica, organizata e zbatimit të projektit.

Guidë: Përqark liqenit më të thellë të Ballkanit mbi biçikletë

Duke vrojtuar hartën e Shqipërisë në kërkim të një destinacioni të ri, tërheqës dhe sfidues (brenda kufijve të entuziazmit), sytë m’u zhytën në liqenin më të thellë të Ballkanit, atë të Ohrit. Meqenëse liqeni ndahet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ideja e kalimit për herë të parë të kufirit mbi biçikletë e bëri atë skenën ideale për aventurën time të radhës. 128 kilometra larg nga Tirana, liqeni i Ohrit është pika më tërheqëse e qytetit të Pogradecit në lindje të Shqipërisë, por gjithashtu edhe magneti sekret i turistëve në qytetet jugperëndimore të Maqedonisë si Struga dhe Ohri.

Inaugurohet në Paris rruga për biçikleta që sfidon trafikun

Në Paris sapo është inauguruar ‘autostrada për biçikleta’, që përfshin rrugët nga Quai de la Rapee tek Place de la Bastille. Është një nga qëllimet e kryebashkiakes Anne Hidaldo, që dëshiron ta bëjë kryeqytetin francez një nga kryeqendrat botërore të çiklizmit urban. Një sfidë e vërtetë kjo për Barcelonën, Copenhagenin dhe Amsterdamin. Plani parashikon që brenda 2020 pistat për biçikleta të kalojnë nga 700 që janë sot në 1400 km. Investimi për këtë projekt i kalon 150 milion euro.

Këmbësorët në korsitë e biçikletave bëjnë një vesh shurdh ndaj zileve të çiklistëve

Ndërsa Tirana përpiqet të nxisë mënyrat e gjelbra të transportit duke shtuar korsitë e biçikletave, qarkullimi për të gjithë përdoruesit e dyrrotakëve në kryeqytet mbetet një sfidë. Ndarja e rrugës me makinat përbën një rrezik më vete për shkak të pakujdesisë së shpeshtë të shoferëve, parkimit buzë rrugës ku kalojnë biçikletat dhe hapjes së papritur të dyerve. Po aq pengesë për çiklistët në Tiranë janë këmbësorët të cilët ndonëse e dinë se korsia me tulla të kuqe i takon biçikletave, vendosin të ecin në të si alternativë ndaj trotuarit të populluar.

Lezhë: Infrastrukturë mbështetëse për favorizimin e lëvizjes me biçikleta

Biçikleta nuk është një mjet lëvizës që përdoret gjerësisht në qytetin e Lezhës, por nuk mungojnë qytetarët që kanë zgjedhur këtë mënyrë për të lëvizur në qytet. Për shkak se është një qytet i vogël edhe përdorimi i biçikletës konsiderohet si më praktik. Biçikletat i sheh të lidhura nëpër totuare apo pemë, kryesisht në qendër të Lezhës. Kjo situatë ka tërhequr edhe vëmendjen e drejtorisë së shërbimeve në bashkinë Lezhë.

Liqene dhe pedalim, aventurë me biçikletë në pllajën e Dumresë

Shiu i vjeshtës gjatë muajit tetor shpesh ia ndërlikon kalendarin aventurierëve të natyrës, por e shtuna e kaluar pati veçse një vrenjtje të lehtë të motit dhe si pasojë qe ideale për një udhëtim të gjatë me biçikletë në pllajën e Dumresë. Pllaja e Dumresë e cila shtrihet nga lumi Devoll në jug deri në lumin Shkumbin në veri dhe që përkufizohet nga fusha e Pazhokut në lindje dhe ajo e Myzeqesë në perëndim, është e njohur për liqenet e shumta karstike të cilat mendohet se të shpërndara nëpër zonë arrijnë në 85.

Maqedoni, Shkupi do të subvencionojë blerjen e biçikletave të reja

Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndajë 10 milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerje të biçikletave të reja. Kryetrari i komunës, Koce Trajanovski informoi se në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit në rend dite do të jetë vendimi me të cilin parashikohet subvencionim deri 4.000 denarë për blerjen e biçikletave. Nga këto subvencione do të ndahen të paktën 2,500 biçikleta. Sipas Trajanovskit, kjo është një nga masat e drejtpërdrejta për avancimin e qarkullimit të çiklizmit në qytet dhe të stimulohen qytetarët në numër gjithnjë e më të madh të shfrytëzojnë biçikletat si mjet transportues.

Në Kopenhagën ka 13 mijë biçikleta më shumë se automjete

Kryeqyteti danez është tashmë më shumë se asnjëherë “Meka” botërore e dy-rotakëve. Ka 13.000 më shumë në krahasim me makinat. Danimarka sapo ka arritur një marrëveshje të rëndësishme në politikën e saj të zhvillimit dhe nxitjes së përdorimit të biçikletave në qytet. Siç raporton gazeta britanike “The Guardian” , në Kopenhagën janë regjistruar 35.080 dy rrotakë në qarkullim, në krahasim me vitin e shkuar për një numër total prej 265 mijë, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë.

Nisma mjedisore “Udhëto me Biçikletë” të ardhurat shkojnë për riparimin e urës së Bunës

“EKO Mendje” ka menduar diçka ndryshe, për të eksploruar bukuritë natyrore të vendit tonë. Nisma e saj mjedisore “Udhëto me Biçikletë” do të ndalet këtë të dielë në fshatin e bukur të Kukelit, në Shkodër ku do të vizitojnë edhe muzeun e poetit të madh, Ndre Mjeda. Pjesëmarrja sa më e lartë e qytetarëve në këtë nismë, do të bëjë të mundur depozitimin e sa më shumë të ardhurave në riparimin e Urës së Bunës. Sipas rregullave, pjesëmarrësit duhet të mënjanojnë pirjen e cigares mbi biçikletë dhe në mjedise tè hapura.

Sensibilizimi për trafikun, nis të prodhohet biçikleta “Made in Albania”

“Të jetosh është si të ngasësh një biçikletë. Që të mbash ekuilibrat e duhur, duhet të jesh në lëvizje”, thotë Albert Ajnshtajn. Trafiku në kryeqytet është i rënduar dhe mënyra më e mirë për të udhëtuar shpejt, mbetet një mjet më dy rrota. Ndaj zgjidhni një biçikletë… Punishtja e parë është hapur dhe puna ka filluar për të ndërtuar biçikletën shqiptare, një bashkëpunim ky mes Eco Tirana dhe Bashkisë së Tiranës. Biçikleta, përveçse mban organizmin në formë, shmang edhe shpenzime në kohë, hapësirë, si edhe ekonomi.

Studimi, biçikleta ul rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, të ulni rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, atëherë bëni mirë të përdorni sa më shumë biçikletën. Studimi më i madh mbi këtë çështje lidh përdorimin e dy-rrotakut me uljen me pothuajse 50 për qind të rrezikut të prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. “BBC’ thotë se studimi 5-vjeçar, ku u përfshirë 250 000 britanikë, po ashtu tregoi se ecja kishte shumë të mira në krahasim me përdorimin e shërbimit publik apo makinën personale.

Tirana është bërë për spital!

Një qytet me “frymëmarrje” të dëmtuar që ka probleme serioze me “mushkërinë”, do e diagnostikonte çdo doktor qytetin tonë. Si çdo i sëmurë me probleme të frymëmarrjes gjëja e parë që të këshillojnë mjekët është një regjim i fortë dhe ndërprerja e duhanit. Tymi i makinave është duhani i qytetit, zakoni i makinës vesi i duhanpirjes aspak i shëndetshëm për mushkëritë tona të demtuara. Zakoni i makinës është kokëfortë, kërcënon çdo ditë shëndetin e qytetit dhe qytetarëve të tij. Duke qenë se jetojmë në këtë qytet, sëmundja e tij na prek të gjithëve.