dita e veres

14 Mars - Dita e Verës

Dita e Verës është një feste pagane që e ka origjinën në kohën kur njerëzit i faleshin perëndive, por ritet e saj janë trashëguar brez pas brezi, ndoshta për 24 shekuj me radhë. Dikur dedikimet i kushtoheshin perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jetë më të mirë të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati, duke festuar për natyrën që nis të rigjallërohet me çeljen e luleve.

Bashkia e Tiranës organizon aksionin “Të pastrojmë Tiranën”

Qytetarët i janë përgjigjur sot thirrjes së Bashkisë së Tiranës duke u bërë pjesë e aksionit vullnetar “Të pastrojmë Tiranën”. Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit dhe u përqendrua kryesisht në pikat më problematike të raportuara më parë nga administratorët e njësive administrative. Pjesë e këtij aksioni u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Më vjen mirë që traditën që nisëm vitin e kaluar, po e vazhdojmë edhe këtë vit. Nesër është një ditë feste, “Dita e Verës“, por si në çdo datë të shënuar, është e rëndësishme që ajo të na e gjejë shtëpinë pastër.

Elbasani në “Ditën e Verës”, ja masat që do të merren nga policia

Elbasani, kryeqendra e festimeve në Ditën e Verës, pritet të jetë nesër me 14 mars, qyteti më i vizituar. Për këtë, me qëllim shmangien e incidenteve për shkak të numrit të madh të qytetarëve e rrjedhimisht edhe të automjeteve, Policia e Elbasanit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e festimeve. Të gjitha shërbimet e policisë së Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Peqinit, do të jenë në gatishmëri për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu në ndihmë të Policisë së Elbasanit do të vihen në dispozicion edhe forca policore të Tiranës.