Itali

Bari: Trafik breshkash nga Shqipëria në Itali

Policia doganore e portit të Barit ka denoncuar një shtetas italian 40 vjeçar për trafik të paligjshëm të llojeve të rralla kafshësh e shkelje të Konvetës së Washingtonit të miratuar më vitin 1973. Shtetasi italain sapo kishte mbërritur me traget nga Shqipëria në portin e Barit Gjatë kontrollit në makinë e tij tip Fiat Multipla, u gjetën të gjalla mbyllur në valixhe 63 breshka toke të racës së rrallë “testudo s.p.p.” e mbrojtur me ligj. Policia doganore e Barit sekuestroi automjetin e shtetasi italian u sinnjalizua tek autoritetet gjyqësore.

Gjurmuesi i smogut tregon pikat e nxehta të ndotjes

Në Romë, banorët e shqetësuar për cilësinë e ajrit së shpejti mund të kenë mundësinë që të përdorin një gjurmues të smogut që monitoron nivelet e ndotjes në mbarë kryeqytetin italian. Specialistët po testojnë një pajisje që tregon se cilat pjesë të qytetit kanë cilësi të mirë apo jo të ajrit. Gjurmuesi i smogut “MONICA” i mban njerëzit të informuar rreth niveleve të cilësisë së ajrit ndërsa ata udhëtojnë nëpër Romë. Synimi është që njerëzit të dinë se ku është ajri më i pastër. Mjeti mund të vihet në biçikletë apo karrocën e bebeve.

Itali: Në Lombardi bie dëborë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në veri të Italisë, ku banorët e zonës së Livignos janë zgjuar mes dëborës. Duket e çuditshme rënia e dëborës në këtë zonë kur ndërkohë, pjesë të ndryshme të Evropës janë përfshirë nga temperaturat e larta. Reshjet e dëborës në Livigno kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë në vend priten shira të dendur dhe stuhi si pasojë e reshjeve të dëborës që do të vazhdojnë edhe përgjatë ditëve të ardhshme.

Italia dhe konsumizmi: Ushqimet afër skadencës t’u dhurohen të varfërve

Italia është e vendosur për të kaluar një ligj që do ti bëjë supermarketet ti dhurojnë ushqimin e tyre të pa shitura për bamirësi. Italia do të bëhet vendi i dytë Europian që do të kaloj një ligj të tillë, pasi francezët paraqitën një projekt-ligj në shkurt e cila ndalon supermarketet për të hedhur ushqimet e pa shitura. Projekt-ligji ka mbështetje të gjerë dypartiake dhe pritet të kalojë në shtëpinë më të ulët të parlamentit para një votim përfundimtar në Senatin e Republikës.

Italia në alarm, Vezuvi në prag të shpërthimit

Vullkani i Vezuvit mund të shpërthejë nga momenti në moment, duke detyruar autoritet italiane që të bëjnë një plan emergjence për evakuimin e 700 mijë personave. Plani është në fazat finale dhe do të publikohet në fund të muajit, thuhet sipas zyrtarëve të regjionit Campania në Itali dhe Departamentit për Mbrojtje Civile. 25 qytetet në rrezik pritet që t’i ndajnë së bashku strategjitë e evakuimit gjatë dy javëve të ardhshme, dhe planet për shtatë “zona të reja të kuqe” të identifikuara kohët e fundit janë duke u realizuar.

Katedralja e gjelbër, vepër e një arkitekti italian

Ekipet e ndërtimit në Italinë veriore po punojnë për të ngritur një katedrale të re, jo vetëm nga mosha, por edhe si koncept. Katedralja në fakt do të ngrihet vetë nga toka me rritjen e pemëve që përbëjnë objektin. Projekti në qytetin Lodi do të shërbejë edhe si memorial i veprës së artistit italian Giuliano Mauri: Pranë rrjedhës së lumit Ada në Italinë veriore ka filluar puna për ndërtimin e katedrales së re që do të ngrihet pranë qendrës së qytetit Lodi. Por ky kantier ndërtimi është ndryshe nga të tjerët: këtu mungojnë gurët apo blloqet e betonit.

Koalicioni “One Adriatic” në mbështetje të referendumit në Itali në lidhje me shpimet për naftë dhe gaz

Ditën e dielë, në datë 17 Prill 2016, në Itali do të zhvillohet referendumi rajonal, i cili fton qytetarët italianë të vendosin në lidhje me heqjen e gjithë platformave ekzistuese të shpimit të naftës dhe gazit në distancën e 12 miljeve përgjatë bregdetit, ishujve dhe zonave të mbrojtura. Në të njëjtën kohë qeveria italiane, e përballur me reagimin e fortë të shoqërisë civile, është detyruar të ndalojë dhënien e koncesioneve të reja për platformat e naftës dhe gazit në distancën e përcaktuar më sipër. Kjo është hera e parë që në Itali zhvillohet një referendum rajonal, i cili përfshin rajonet e Puglia, Abruzzo, Marche dhe Veneto.

Ministri italian për TAP, logjika mbi ullinjtë

Ministri italian i Mjedisit Gian Luca Galletti është shprehur se po shqyrtohen 14 alternativa të ndryshme për pjesën e gazsjellësit TAP që do të takojë me bregdetin italian. Për të shmangur çfarëdo ndikimi në plazhin e San Foca-s në Itali, TAP po ndërton një mikrotunel 1.5 km të gjatë. Kjo vepër inxhinierike minimizon dëmet në natyrë dhe e bën gazsjellësin të padukshëm. Për të nisur punimet e mikrotunelit, fillimisht duhet të zhvendosen 231 pemë ullinjsh, në një zonë 800 metra larg nga plazhi.

Moti i keq, veriu i Italisë përfshihet nga përmbytjet, evakuohen banorët

Veriu i Italisë është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet. Zonat më të prekura nga përmbytjet janë Piemonte dhe Liguria. Autoritetet e Emergjencës kanë nisur evakuimin e banorëve pas shembjes së banesave, dëmtimit të rrugëve dhe rrezikut të daljes së lumenjve nga shtrati. Niveli i alarmit të kuq nga katastrofat natyrore është maksimal për shkak se moti i keq pritet që të vijojë edhe ditën e premte. Shkollat dhe fabrikat janë mbyllur, qarkullimi është bllokuar, ndërsa drejtuesit lokalë u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga banesat.

Ndryshimet klimatike: “Venezia nën ujë brenda 2100, Adriatiku me 140 cm më shumë”

Ai njihet si qyteti më romantik në botë, por ekspertët italianë dhe francezë parashikojnë se Venecia mund të zhduket brenda 100 viteve. Venezia dhe qytetet e tjera bregdetare të veriut të Adriatikut, mund të zhduken nga uji i detit, i cili do të rritet në Mesdhe. Në Itali janë 33 vende që rrezikojnë zhdukjen nën ujë, nga brigjet e Versilia, Fiumicino, Piane Pontina e Fondi, Sele e Volturno, Catania, Cagliari dhe Oristano. Nëse në mijëvjeçarin e fundit Mesdheu është rritur me 30 cm, në 100 vitet e ardhshme pritet të rritet 3 herë më shumë, aq sa Veriu i Adriatikut, do të ketë një rritje me 140 cm.

Pas tërmetit, Italia në panik nga një fatkeqësi tjetër natyrore

Tërmeti që tronditi Italinë qendrore, e ka zhytur vendin në kaos duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës. Por, tashmë ekziston frika se tërmeti i fuqishëm mund të shkaktojë një tjetër fatkeqësi natyrore edhe më vdekjeprurëse, shkruajnë mediat e huaja. Vetëm 65 milje larg nga Perugjia në kryeqytetin italian të Romës, një vullkan i fjetur i quajtur "Colli Albani" po kërcënon për tu aktivizuar pas 36.000 vjetësh të pasivitetit. I vendosur vetëm 19 milje nga Roma, studiuesit thonë se vullkani është potencialisht më shpërthyes se ai malit të Vezuvit.

Pasojat e vullkanit Etna do ndihen në Shqipëri dhe Kosovë, ja masat që duhet të merrni

Shpërthimi i vullkanit në Siçili të Italisë pritet të shtrijë rrezen e tij ndikuese në të gjithë juglindjen e Evropës. Edhe pse ndodhemi me kilometra larg nesh, pasojat e vullkanit që shpërtheu dje në malin Etna, do të ndihen edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Faqja e parashikimit të motit, ‘Accuweather’ ka njoftuar se shpërthimi i Etnës do të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen të gjitha vendet si: Jugu i Italisë, pjesa më të madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, jug-lindja e Kosovës, jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, jugu i Rumanisë dhe veriu i Turqisë evropianë.

Riaktivizohet vullkani Etna

Vullkani aktiv Etna, i cili ndodhet në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish. Vullkani Etna, i cili që prej muajsh nuk ka qenë aktiv, është riaktivizuar dje në mesnatë. Bëhet e ditur se Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit. Gjithashtu njoftohet se ka vazhduar të qëndrojë i hapur aeroporti Fontonarossa në qytetin Katania, i cili në përgjithësi mbyllej për shkak të reve të hirit të shkaktuar nga shpërthimi i llavës së Etna-s.

Seri tërmetesh në qendër të Italisë, shemben ndërtesat në disa zona

Një seri tërmetesh kanë tronditur këtë mbrëmje zonën qendrore të Italisë. I pari ka rënë në orën 19:11, me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 5.9 ballë. Epiqendra është lokalizuar në Valnerina, në zonën mes qyteteve Peruxha dhe Maçerata, ku ka edhe një përmbytje. Lëkundjet sizmike janë konfirmuar nga Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanikës, raportojnë mediat italiane online. Sipas këtyre burimeve, disa skuadra shpëtimi janë dërguar në disa fraksione të komunave të zonës së epiqendrës, të cilat rezultojnë të izoluara. Zonat në fjalë janë Kastelsantanxhelo, Usita dhe Viso.

Shpërthim i papritur i vullkanit Etna në Itali, 10 të plagosur

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një prej kratereve të vullkanit Etna që është në aktivitet. Mësohet se 10 të plagosurit u goditën nga materiali i llavës. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa vetëm 6 janë shtruar në spitalet e Catanias dhe Acireales. Në këtë mënyrë Etna rigjallërohet edhe njëherë me një fazë të re të shpërthyese të karakterizuar nga ujëvara llave, shpërthime dhe çlirimin e një derdhje të vogël. Rrjedha e llavës del nga “goja”, e cila u formua në “qafë”, që bashkon kraterin e vjetër dhe të ri të juglindjes.

Të mos harrojmë, edhe Toka merr frymë

Duhej ta kisha kuptuar që diçka nuk shkonte, duke dëgjuar lehjet e shqetësuara të qenve të mi jashtë në lëndinë, që refuzonin të ktheheshin në shtëpi për të marrë ushqimin. Ashtu si duhej të alarmohesha kur, kur, tashmë e shtrirë në shtrat, dëgjova simfoninë e zakonshme të bulkthëve dhe insekteve të natës që e rritën shumë tonin, si një dallgë e madhe e cila krejt papritur, ngrihet nëpër natë. Kam përjetuar vetë në mënyrë traumatike tërmetin në Friuli në vitin 1976 dhe që atëherë, pasi u zhvendosa në Italinë qendrore, nuk kam humbur pothuajse asnjë të tillë.

Tërmeti në Itali 4 herë më i fuqishëm se bomba atomike në Hiroshima

24 orë pas tërmetit e toka vazhdon të dridhet në Italinë Qëndrore. Instituti sizmiologjik ka regjistruar në orën 4.27 minuta të mëngjesit të sotëm një tjetër lëkundje të fortë tërmeti të shkallës 4.2 e rreth 114 lëkundje të tjera të shkallës nga 2-3 Richter. Ka shkuar në 8 mijë numri i personave të asistuar gjatë natës nga punonjësit e Mbrojtjes Civile të Kruqit të Kuq. Shumica e tyre janë strehuar në kampet e tendave të ngritura në komunat e Visso, Ussita e Castelsantangelo, ndërsa mjaft të tjerë kanë fjetur në makina, në 21 pikat në zonat e hapuara të epiketuara nga komunat.

Tërmeti në Itali, lë pas mbi 60 të vdekur dhe qytete në rrënoja

Tri lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë.E para dhe më e forta me magnitudë 6.2 ballë e shkallës Rihter dhe thellësi 4 km është regjistruar rreth orës 03:36, rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice. Pas kësaj, ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km. Komunat më të prekura nga tërmeti janë Marche, Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

Tërmeti në Itali, sizmiologu shqiptar: Edhe ne rrezikohemi nga lëkundje 6 ballë

Sizmiologu shqiptar, Llambro Dumi deklaron se edhe vendi ynë rrezikon të goditet nga tërmete të madhësisë që goditi në orët e para të mëngjesit të djeshëm Italinë Qendrore, duke shkaktuar qindra të vdekur e të lënduar. Në një komunikim telefonik në “News24”, sizmiologu Dumi theksoi se e vetmja masë parandaluese që mund të marrim për raste të tilla, është të ndërtojmë mirë. “Jemi të rrezikuar nga tërmete të kësaj madhësie, në Shqipëri ka patur tërmete edhe 6.8 ballë. Duhet të përgatitemi, kam parasysh godinat tona.

Tornado në Itali, dy të vdekur, disa të lënduar

Rrugë të përmbytura, çati të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara. Kështu u gdhinë sot qytetarët në kryeqytetin italian, Romë, i cili u godit nga një stuhi e fuqishme, që shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur. Një tornado në Ladispoli shkatërroi muret e dy kateve të fundit të një pallati në rrugën 'Ancona'. Një 47-vjeçar indian, i identifikuar si Singh Surinder humbi jetën pasi i ra në kokë një kornizë e madhe, e shkëputur nga një kishë. Një tjetër kalimtar u lëndua rëndë, pasi u shty nga era e fortë dhe u përplas me një vetratë xhami.