shtigje natyrore

Megashtegu rigjallëron shtigjet e lashta të komunikimit në Ballkan

Entuziastët e ecjes në mal, organizatat dhe kompanitë private nga Ballkani Perëndimor po zhvillojnë një shteg të gjatë të quajtur Via Dinarica për të lidhur rajonin nga Sllovenia deri në Shqipëri përmes një serie shtigjesh për ecje në mal në këmbë apo me biçikleta, shteg që do të vijojë për rreth 2 mijë kilometra gjatë alpeve dinarike. “Ky është një projekt shumë sfidues,” thotë Olja Latinovic, koordinatore e projektit nga organizata jofitimprurëse Terra Dinarica – e cila po udhëheq zhvillimin e shtegut Via Dinarica në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ideja origjinale lindi në vitin 2006 kur Gordan Papac, një ekspert për turizmin malor nga Kroacia zbuloi mundësinë për të lidhur shtigjet ekzistuese përgjatë alpeve dinarike në një shteg të vetëm duken ndjekur

Berat, çelen shtigje natyrore pranë kalasë së Goricës

Në Berat, qytetin e mbrojtur të UNESCO-s çdo vit shtohen destinacionet turistike të ofruara për vizitorët. Hapja e shtegut të Goricës, një rrugë natyrore, ka tërhequr interesin e dhjetëra vizitorëve, sidomos të huajve të apasionuar pas natyrës. “Shtegu i Goricës” është një tjetër destinacion me vlera kulturore dhe natyrore që shtohet për vizitorët në qytetin mbi 2400 vjeçar të mbrojtur prej vitit 2008 nga UNESCO. Pamja që shfaqet nga kodra në ngjitje të shtegut, ku ndodhet dhe rrënojat e kalasë së Goricës është e mrekulleshme.

Qëndrimi në natyrë e shton lumturinë

Shëndeti – Rivënia e kontaktit me tokën rrit besimin tuaj te vetja, lufton ankthin dhe ju mëson të rigjeni bukurinë e gjërave të vogla që e bëjnë jetën të bukur. Ndaj qëndroni sa më shumë në natyrë Sipas një sondazhi të kryer në Britaninë e Madhe, fëmijët që në vitin e fundit nuk kanë pasur mundësinë të qëndrojnë dhe të shijojnë natyrën e kalojnë 10 përqindëshin. Një shifër e rëndësishme, sepse vetëm falë ndërgjegjes së të tjerëve më të vegjlit mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së përditshme.

Sinjalistikë në shtigjet e Dajtit

Nëse më parë shumë turistë të huaj apo shqiptarë që vizitonin malin e Dajtit nuk kishin shenja dalluese në rrugë në mënyrë që të orientoheshin, një projekt i mundësuar nga ambasada çeke ka markuar 100 kilometra në këtë mal. Rrugët tashmë kanë sinjalistikë se ku duhet të shkojnë turistët, cilat janë zonat e rrezikshme për ta dhe si mund të kthehen mbrapa. Shenjat dalluese në shtigje nuk mungojnë vetëm në malin më të afërt me kryeqytetin, por në të gjithë Shqipërinë. Ministrja e Zhvillimit Rajonal të Çekisë i ka dhënë një leksion autoriteteve shqiptare. “Turizmi si sektor në Shqipëri ka potencial dhe jeni ju që duhet ta bëni të mundur këtë.