Via Dinarica Alliance

Nga Shqipëria në Slloveni - Parajsa mbi Tokë

Shtegu i Bardhë. Shtegu i Kaltër. Shtegu i Gjelbër. Si në një plan arratisjeje. Nga ato arratisjet e bukura që të lenë mahnitshëm pa frymë. Nga Shqipëria për në Slloveni. Një rrugëtim i bardhë si majat e larta me dëborë, i kaltër si ujët e kristaltë të Detit Adriatik, i gjelbër si një qilim smeraldi prej pyje pishash. Njëfarë bote çudirash, aq mahnitese sa e quajnë ‘parajsa e të dashuruarve pas natyrës’ Via Dinarica, pra Rruga e Alpeve Dinarike, së fundmi është pagëzuar si korridori kulturor i Ballkanit nga Lonely Planet, agjensia prestigjioze e turizmit, e cila i ka dedikuar një artikull të veçantë këtij shtegëtimi.

Turizmi i aventurës, “Via Dinarica Alliance” promovon Shqipërinë

Turistët e pasionuar pas natyrës duket se po mësojnë shpejt se të vizitosh vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia do të thotë të lundorsh në ujërat e detit Adriatik, të bësh ski në Alpet Dinarike, të bësh kayak në ujërat e lumenjve të Kosovës apo të ecësh në pyje. Por, rajoni ofron edhe një botë të tërë autentike të gastronomisë dhe verërave. “Via Dinarica Alliance”, një aleancë agjencish turistike të aventurës bën të ditur se vitit i kaluar ishte tejet pozitiv për këtë sektor i cili shënoi edhe shifra rekord turistësh.