koka

Gjuetia, Koka: Moratoriumin mund ta shtyjmë edhe 2 vite të tjera

Qeveria po rishikon mundësinë e shtyrjes së afatit të moratoriumit për gjuetinë i cili skadon në mars të 2016-ës. Ministri i Mjedisit shprehet se krahas zonave të mbrojtura, mundësia e ndalimit të gjuetisë përtej 2 viteve është e lartë. “Jemi në dsikutime me kryeministrin shqiptar por sigurisht edhe me kolegë të tjerë të kabinetit dhe shoqata të ndryshme për të diskutuar nëse kjo masë duhet të zgjatet apo të mund të aplikohet gjuetia me një kontroll më të rreptë.

Koka: Kjo ditë një sfidë ndaj epokës së betonit që ka pushtuar vendin tonë

Në Ditën Botërore të Mjedisit nuk ka munguar as mesazhi i Ministrit të Mjedisit, z. Lefter Koka. Në rrjetin social Facebook, Koka shkruan: “Çdo 5 qershor, bota feston një nga ditët më të rëndësishme mjedisore të vitit. Edhe Shqipëria si pjesë e saj, feston me një mjedis më të mirë, më të ruajtur se disa vite më parë. Në këto 4 vite Ministria e Mjedisit ia ka dalë mbanë të sjellë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, medias dhe shoqërisë civile, një nga komponentët më të rëndësishëm të jetës sonë, MJEDISIN.

Miratohet projektligji për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor

Këshilli i Ministrave ka miratuar Projektligjin “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë”.Me këtë vendim historik i hapet rruga një nisme ligjore shumë të rëndësishme dhe njërës prej reformave më jetik në fushën e pyjeve dhe kullotave për vendin tonë.