BE

Durrës, fushatë ndërgjegjësimi mbi cilësinë e ujit të detit

Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit të detit, sot (15 shtator) Qendra e Informimit e BE-së Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik Durrës monitoruan cilësinë e ujit të detit në Gjirin e Lalëzit. 5 mostra në 5 pika të ndryshme u morën sot në këtë zonë. Fushata e monitorimit synon të ndërgjegjësojë në mbajtjen pastër të plazheve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të detit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 26.2 milionë euro për 70 ujësjellës në fshatra

Do të ndërtohen 70 ujësjellës në zonat rurale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një financim prej 26.2 milionë euro nga banka gjermane KfW dhe Bashkimi Europian. Programi, i cili do të jetë i hapur për të gjitha bashkitë, konsiston në ndërtimin e rehabilitimin e rreth 70 ujësjellësve rurale, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së 75 mijë banorëve.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Shkodër

Organizta GO2 ka çelur këtë javë aktivitetesh në Shkodër me disa takime me nxënësit e shkollave 9-vjeçare "Dëshmorët e Prishtinës", "Mati Logoreci", "Hasan Riza Pasha" dhe "Azem Hajdari" ku është diskutuar rreth aksidenteteve dhe sigurisë rrugore, biçikletës si mjet i volitshëm transporti, të drejtave dhe sigurisë së këmbësorëve, parkimit dhe transportit publik. Gjithashtu, për më të vegjlit e lagjes Marlulaj dhe Kiras janë zhvilluar lojra edukative lidhur me lëvizjen e qëndrueshme, ndërsa çdo pasdite në qytet ofrohet kinema e hapur me filma për të njejtën temë.