sistem transporti

Gara e hekurudhave, edhe Maqedonia rinovon flotën – Shqipëria mbetet e “vetme” në rajon

Pas Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës e Kosovës, edhe Maqedonia ka nisur projektin për rehabilitimin e transportit hekurudhor. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar se do të financojë rreth 59 milionë euro për rinovimin e flotës hekurudhore. Maqedonia synon përmes këtij fondi të instalojë një sistem informacioni të menaxhimit të energjisë, për të mbledhur informacion mbi konsumin energjetik. Për të gjitha vendet e rajonit, BERZH liston në adresën zyrtare një numër të madh projektesh në fushën e transportit hekurudhor.

Hyperloop-i i parë në Europë lidh Vjenën, Bratislavën dhe Budapestin

Elon Musk, projektuesi i Hyperloop, ka bërë të ditura planet e tij për ndërtimin e këtij sistemi transporti edhe në Europë. Ai do të lidhë tre kryeqytete: Vjenën, Bratislavën dhe Budapestin. Nuk ka ende plane konkrete, por udhëheqësit e Sllovakisë e përshëndetën projektin, duke thënë se ai do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si njerëzit udhëtojnë në Europë. Udhëtimi nga Vjena në Bratislavë është 26.3 km dhe nga Bratislava në Budapest është 160.9 km. Përshembull me pëdorimin e Hyperloop-it udhëtarët mund të arrijnë nga Bratislava në Budapest vetëm për tetë minuta.

Infrastruktura, cilat janë detyrimet europiane të Shqipërisë

Mungesa e një rrjeti të intermodal dhe multimodal (rrugor / hekurudhor) dhe terminaleve në brendësi bën logjistikën në Shqipëri me kosto të lartë dhe pengon integrimin e transportit në zinxhirin e jashtëm të furnizimit. Ky është konkluzioni që jep Banka Botërore në draftin për strategjinë e re të sektorit të transportit, e cila aktualisht është në fazën e konsultimit. Strategjia e re e Transportit synon të përputhë zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri dhe Ballkanit me Strategjinë evropiane të Transportit. Këto kritere synojnë që deri në vitin 2030, 30% e transportit rrugor mbi 300 km distancë duhet të zhvendoset në mënyra të tjera të tilla, si hekurudhë ose transport ujor dhe ky volum transporti duhet të rritet me 50% deri në vitin 2050.