PaperLab

Njihuni me makinerinë e zyrës që riciklon letrën

Kompania Epson ka prodhuar një makineri, e cila riciklon letrën. Ajo quhet PaperLab dhe është e para e këtij lloji. Sipas kompanisë, ajo është e aftë të prodhojë 14 fletë A4 në minutë. Përdoruesi duhet vetëm të hedhë letrat e përdorura në makineri dhe të zgjedhë formën e prodhimit, e cila shkon nga kartat e biznesit tek letrat me ngjyrë. Rezultati përfundimtar varet se si ju e programoni atë. Mundësia për të ricikluar letrën brenda zyrës ka përfitime të mëdha pasi ajo pakëson mbeturinat që hidhen poshtë, gjithashtu ndihmon edhe për të kursyer para për të blerë më shumë letër.