Rruga e 1000 Selvive

Veliaj mbjell pemë: I pabesueshëm lulëzimi i kafeve dhe parkingjeve

Bashkia e Tiranës ka vendosur të mbyllë të gjitha hyrjet për mjetet motorike, përfshirë edhe hyrjen pranë fakultetit të Histori-Filologjisë në hapësirën e liqenit artificial. “Më duket e paarsyeshme që në 4 vitet e fundit kanë lulëzuar më shumë kafet, parkingjet, lavazhet dhe të gjitha hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme, sesa këndet e lojërave për fëmijë apo hapësirat për të mbjellë pemë dhe drurë në Parkun e Liqenit”, tha kryetari Erion Veliaj. Pikërisht për këtë arsye, Veliaj tha se gjatë muajit prill do të nisë një aksion për prishjen e të gjitha objekteve të aktivitetit privat pa leje në park.